• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkimi i PD/ Prapaskenat e takimit Paloka-Bardhi, ende në dyshim dalja bashkë në zgjedhje

by Java News
19/10/2022 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Paloka dhe Gazmend Bardhi u takuan dje për më shumë se një orë në një lokal përballë Parlamentit në përpjekjen e parë që dy grupimet në PD të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Në përfundim të takimit ata ishin shumë të rezervuar për mediat, por të dy u kujdesën të thonë se bisedimet do të vijojnë.

Sipas Edi Palokës, i mandatuari i Berishës për këtë takim, biseda e parë me Gazmend Bardhin, të mandatuarin e grupit të Alibeajt, kurrsesi nuk mund të quhet e dështuar.

“News24” ka mësuar detaje nga kjo bisedë dhe pikën kyçe ku dy palët ndahen e që nëse vijon të mbetet e tillë rrezikon që ta çojë PD-në me dy kandidatë në zgjedhjet lokale.

Mësohet se Edi Paloka i ka ofruar Bardhit që kandidatët e mbështetur prej grupit të Alibeajt, të bëhen pjesë e primareve që po organizon PD.

Paloka ka premtuar një proces transparent e të ndershëm në këto primare, në fund të të cilit, do të nominohet si kandidat për kryetar bashkie ai që ka marrë më shumë vota. Por Gazmend Bardhi e ka kundërshtuar këtë ide. Sipas tij, futja e të gjithë kandidatëve në primare do ta çajë PD-në më shumë sesa është sot e përçarë.

“Primaret sipas udhëzimit tuaj i organizojnë degët e seksionet. Cila degë do t’i organizojë ato, dega që keni zgjedhur ju apo dega që njohim ne?”, ka qenë pyetja e Bardhit.

Si zgjidhje ai ka propozuar përzgjedhjen e emrave potencialë për kryebashkiakë dhe hedhjen e tyre në sondazhe lokale. Kjo alternativë është pëlqyer së fundmi edhe nga Agron duka e Dashamir Shehi, dy aleatë të PD. Takimi i parë mes Bardhit e Palokës nuk prodhoi ndonjë rezultat, por vetëm një sinjal pozitiv.

Axhenda e shpërndarë mbrëmë nga selia e PD bën të ditur se evidentimi i kandidatëve brenda opozitës që do t’i nënshtrohen primareve do të zgjasë deri në 6 nëntor. Deri në këtë ditë, duket se do të vijojnë edhe përpjekjet brenda PD për të dalë me një emër në garën për zgjedhjet lokale.

/s.f

Next Post
Tabloidi britanik zbulon vendin ku Putini mund të hedhë bombën e parë bërthamore

Tabloidi britanik zbulon vendin ku Putini mund të hedhë bombën e parë bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In