• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkimi i PD? Paloka: Duhet të përcaktojmë se si të dalim me një kandidat të përbashkët

by A R
20/10/2022 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Çfarë ju pengon të bashkoheni?”, kjo është pyetja me të cilën drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu ka nisur bisedën përmes lidhjes live me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Kësaj pyetje, Paloka i është përgjigjur se janë në bisedime me deputetët e tjerë të Partisë Demokratike, në thelb të së cilave është “dalja në zgjedhjet lokale me një kandidat”.

Edi Paloka: Këto bisedime kanë një objektiv: Dalja në zgjedhjet lokale me një kandidat. Shpresoj se duke qenë një ndër njerëzit që është përpjekur që të mos përçahet PD, kjo ka qenë pikërisht arsyeja pse Berisha ma kërkoi 2 herë që të isha unë personi që të diskutoja me kolegët. Vullneti është i 2-anshëm për të shkuar. Ne duhet të përcaktojmë modalitetin si të dalim me një kandidat të përbashkët dhe fitues. Po flas për modalitet, vullneti politik është, ne jemi brenda një parti, po të ishim 2 parti do të bisedonim në nivel aletatësh.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Paloka ka theksuar se mbështet një aleancë të mundshme të Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme lokale me Partinë e Lirisë.

Edi Paloka: Sa më shumë të jemi, aq më mirë është se jemi në një opozitë të vështirë. Pasojat e së shkuarës janë, por kur hyn në bisedime nuk diskutohet e shkuara. Shpresoj se ky do të jetë një hap i parë që do të çojë në bashkim.

Një aleancë e mundshme e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardshme lokale me Partinë e Lirisë është mbështetur dhe nga deputeti i PD-së Gazment Bardhi në një lidhje direkte me emisonin “Opinion”.

Gazment Bardhi: Ne duhet të sigurojmë bashkëpunimin e PD, në një front të gjerë opozitar, të jemi pro me çdo faktor që është kundër qeverisjes së Ramës. Kjo është arsyeja pse mekanizimi në PD duhet të jetë gjithpërfshirës që të kemi një kandidat të vetëm, fitues të opozitës ose të gjithë pjesë së shoqërisë që janë kundër Ramës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Paloka është shprehur se kërkohet bashkimi brenda grupeve të Partisë Demokratike dhe po ashtu një aleancë në frontin e shpërtimit të Shqipërisë, ku sipas Palokës do të jetë “çdo grup forcë dhe individ që mendon se ka ardhur koha që kjo qeveri të shporret”.

Edi Paloka: Ne e kemi kaluar një vit të vështirë. E rëndësishme është sot të përcaktojmë se çfarë do të bëjmë tani. Jemi koshientë se pa u bashkuar, fuqia jonë përballë një qeverie manipulatore, mbase nuk do të diskutohej për fitore. Kërkojmë bashkimin brenda grupeve të PD, por dhe një aleancë në frontin e shpëtimit të Shqipërisë, ku do të jetë çdo grup forcë dhe individ që mendon se ka ardhur koha që kjo qeveri të shporret.

/a.r

Next Post
“Do të vriteshin dy persona!”/ Artan Hoxha zbulon detajet nga operacioni në Elbasan

“Do të vriteshin dy persona!”/ Artan Hoxha zbulon detajet nga operacioni në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

March 29, 2026
Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In