• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bashkimi i PD është e vetmja rrugë”, Bardhi: I kemi njerëzit pa punë! Na duhen disa bashki…

by A R
20/10/2022 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e sheh fitimin e disa bashkive si mundësi punësimi për militantët dhe simpatizantët e saj. Gazment Bardhi tha mbrëmjen e së enjtes se ‘njerëzit e PD janë pa punë dhe rrugëve’.

Kjo deklaratë vjen në kohën kur dy grupimet brenda Partisë Demokratike po zhvillojnë bisedime mes tyre për të bashkuar demokratët dhe daljen me një kandidat në zgjedhjet vendore 2023.

Këto bisedime po kryhen nga Edi Paloka dhe Gazment Bardhi në krahun tjetër.

Ky i fundit, një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, është pyetur nnëse dëshirojnë realisht bashkimin e PD-së.

Në përgjigjen e tij, Bardhi theksoi se dalja me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore është e vetmja rrugë për të sfiduar socialistët.

Çfarë ju pengon të bashkoheni?

Ka një konflikt që vijon prej 1 viti për çështje të shumta brenda Partisë Demokratike.

Do dilni me dy parti, do sfiliteni më shumë në zgjedhje, do merrni ca bashki me numër, çfarë do fitoni ju të ndarë?

Nuk është ky qëllimi i bisedimeve. Qëllimi i bisedimeve është si të gjejmë rrugën e duhur që demokratët në njësitë vendore të bashkëpunojnë pas një kandidati të përbashkët të gjithë opozitës në zgjedhjet lokale.

I fusni në votë, vota vendos kush kandidon. Ju penalizoheni nga vota? Nuk ju qasin apo ju nuk doni të votoheni?

Jo nuk ka lidhje me këtë që thoni ju. Vota është ajo që mund të përcaktojë kandidatët e një parti politike në zgjedhje, por zgjedhjet lokale kanë një specifikë që bëhet fjalë për zgjedhen e liderëve lokalë që do të jenë kryetarët e bashkive. Kandidati mund të jetë një person që del përtej një partie politke. Përpara kemi një betejë me kundërshtarin tonë të vetëm që është Edi Rama. Bisedimet që ne kemi nisur, kanë qenë bisedime tërësisht konstruktive që të dy kemi shprehur qëndrime tona se si mund të ndërtohet ura e bashkëpunimit të demokratëve në të gjitha njësitë vendore që të fitojmë zgjedhjet lokale dhe bisedimet janë vetëm për këto çështje.

Doni realisht të bashkoheni apo keni hall kush ja ngec tjettrit?

Kur flas për bisedime konstruktive i referohem kësaj pyetje. Me sinqeritetin e plotë duke besuar që është e vetmja rrugë për t’u përballur me Edi Ramën në zgjedhjet lokale, kam konstatuar nga bisedimet me z.Paloka që e njëjta qasje është edhe prej tij. Ka akoma çështje të tjera që po diskutohen se si mund të dalim me një kandidat të përbashkët. Që ditën e parë kemi shprehur vullnetin e plotë që hyjmë në këto bisedime pa asnjë kusht dhe nuk pranojmë asnjë kusht. Të njëjtën gjë e kam parë të pohuar edhe nga z.Berisha. Bisedimet po ecin në këtë frymë për të parë kush është rruga më e mirë. 

Next Post
E rëndë në Berat! Gjendet i pajetë afër banesës 54 vjeçari, dyshimet e para

E rëndë në Berat! Gjendet i pajetë afër banesës 54 vjeçari, dyshimet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In