• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bashkimi Evropian dhe GIZ mbështesin Administratën Doganore dhe AKU për lehtësimin e tregtisë me vendet e rajonit

by Java News
26/09/2022 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtor i Përgjithshëm i i Doganave z. Genti Gazheli mori pjesë në takimin rajonal mbi “Fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Administratave Doganore dhe Agjencive përgjegjëse për sektorin Fitosanitar në kuadrin e programit OEA”, mbajtur në Vlorë, me datë 21 shtator 2022. Takimi rajonal u organizua në kuadër të projektit “Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal”, i zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Në fjalën e tij z. Gazheli u shpreh se numri i konsiderueshëm i aplikimeve të shoqërive shqiptare për programin OEA është tregues i një interesi në rritje të eksportuesve dhe importuesve për gjithë përfitimet e programit OEA. “Ky është edhe tregues i rritjes së besimit te administrata doganore. Por, statusi i OEA-ve për operatorët do të ishte i paplotë pa njohjen reciproke në sistemet ekonomike të Rajonit, pasi qëllimi është lehtësimi i procedurave për OEA-të në eksport dhe import brenda tregut Rajonal dhe më tej, me vendet anëtare të Bashkimit Evropian”, u shpreh z. Gazheli.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë tashmë marrëveshjet biletarale të njohjes reciproke të AEO në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” dhe jemi në të njëjtin proces edhe me Kosovën me të cilën Komiteti përbashkët i Ekspertëve kanë dakordësuar tekstet. Sipas z. Gazheli, është rritur bashkëpunimi me agjencitë rregullatore, sidomos ato në fushën Fitosanitare, ndaj dhe kemi bashkëpunuar ngushtësisht me AKU në këtë drejtim për të dhënë zgjidhjet e duhura në reduktimin e kohës në kontrollet kufitare jo vetëm për procedurat doganore por edhe për kontrollet e agjencive të tjera.

Znj. Tanja Boskovic, Menaxhere Projekti pranë GIZ, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për çështjet me interes të përbashkët në ekonomitë e vendeve anëtare të CEFTA-s. Znj. Jeta Deda, Drejtore e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shqipëri, deklaroi “Në kuadër të OEA-ve, për të shkurtuar kohën e kontrolleve zyrtare, si dhe për të ulur koston për produktet që shoqërohen me Certifikata Fitosanitare, do të kryhen kontrolle fizike bazuar në analizë risku”, theksoi ajo. “Prioritet mbetet shkëmbimi i të dhënave ndërmjet vendeve të Rajonit (CEFTA), përmes përdorimit të instrumenteve elektronike për import-eksportin e frutave dhe perimeve, duke minimizuar kështu kohën e kryerjes së procedurave”, përfundoi ajo.

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i ngushtë në nivel Rajonal ndërmjet Administratave Doganore dhe Agjencive përgjegjëse për sektorin Fitosanitar janë thelbësorë për një mbarëvajtje të suksesshme të programit të Operatorëve Ekonomik të Autorizuar (OEA) në sistemet ekonomike të CEFTA-s.

Programi OEA garanton zhdoganim më të lehtë dhe më të shpejtë të mallrave dhe njëherazi lejon që operatorët me statusin e OEA-ve të jenë shumë më pak subjekte të kontrolleve në krahasim me operatorët pa status OEA. Programi OEA mundëson që operatorët me status OEA të mund të gëzojnë përfitimet e ofruara nga Administrata Doganore në vendin e tyre edhe në shtetet anëtare të CEFTA-s, sikundër është rasti i kalimit me përparësi nëpër pikat e kalimit doganor, apo kalimi me më pak kontrolle, shmangia e dorëzimit të dokumenteve dhe verifikimeve dy herë. Administratat Doganore kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për zbatimin e programit OEA, i cili konsiderohet një nga modelet më të suksesshme të politikave të lehtësimit të tregtisë në nivel global. Më sot, më shumë se 200 kompani përfitojnë nga statusi i OEA-ve dhe mbulojnë vëllim të konsiderueshëm tregtar në Ballkanin Perëndimor.

Ky takim kishte si qëllim prodhimin e një këndvështrimit të përbashkët mbi situatën aktuale dhe identifikimin e prioriteteve të përbashkëta për të përmirësuar më tej efikasitetin dhe transparencën e të dy Autoriteteve me interes si për botën e biznesit dhe Rajonin.

Projekti synon të ofrojë mbështetje për Strukturat e CEFTA-s në përpjekjet e tyre për të thelluar më tej integrimin ekonomik rajonal, në përputhje me kërkesat e procesit të përafrimit me BE-në. Sa i takon fushës së “Programeve të njohjes së ndërsjellë”, projekti do të ofrojë mbështetje për Strukturat e CEFTA-s për zbatimin e Vendimit për vendosjen e procedurave të validimit për njohjen e ndërsjellë të Programeve OEA të vendeve anëtare të CEFTA-s si dhe të dispozitave zbatuese të Vendimit për Lehtësimin e Tregtisë për Fruta dhe Perime.

Next Post
Fitorja e Melonit “tremb” Europën! BE hesht, mesazhe urimi vetëm nga partitë e djathta

Fitorja e Melonit “tremb” Europën! BE hesht, mesazhe urimi vetëm nga partitë e djathta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In