• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkimi Europian po mbërrin në pikën e shpërbërjes

by Java News
24/09/2018 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bill Wirtz/

Në një vendim të papritur të mërkurën e shkuar, Parlamenti Europian vendosi të nxisë një procedurë, për të ndëshkuar një nga shtetet e saj anëtare:Hungarinë. Beteja për të ardhmen e Europës është e hapur. Kur kanë mbetur vetëm 9 muaj deri në zgjedhjet e Parlamentit Europian, disa përçarje po shfaqen në peizazhin politik të kontinentit.

Një gjë është e qartë:çështja e emigracionit, do të jetë në ballë të debateve të ardhshme. Kjo temë do të ndajë progresistët, të cilët dëshirojnë centralizimin e mëtejshëm të Bashkimit Europian, nga populistët, të cilët kundërshtojnë delegimin e më shumë kompetencave tek Brukseli.

Vitin e shkuar, presidenti francez Emanuel Makron identifikoi 2 vende si pengesa për integrimin e mëtejshëm europian:Poloninë dhe Hungarinë. Që atëherë, që të dyja vetëm sa janë bërë më të zëshme në kundërshtimin e tyre ndaj burokracisë së Brukselit. Duhet thënë se shumica konservatore në ato vende të Europës Qendrore, e kanë kundërshtuar BE-në në rrafshin e kulturës, trashëgimisë dhe traditës, shumë më tepër sesa të euros, programeve të mëdha të shpenzimeve qeveritare, dhe harmonizimit të sistemit fiskal.

Në fakt, Hungaria dhe Polonia ushqejnë shtetet e zgjeruara të mirëqenies sociale, me pak shqetësime për qëndrueshmërinë e shpenzimeve të tyre, kështu që baza e tyre e përbashkët me konservatorët amerikanë, ekziston kryesisht mbi vlerat shoqërore.

Retorika agresive e Makron ndaj Polonisë dhe Hungarisë, përkeqësoi marrëdhëniet e tyre me elitën drejtuese të Europës, edhe para se ai të merrte detyrën. Dhe i tiji është nga çdo lloj matje, zëri më i fortë i BE-së. Makron ka sugjeruar plane për reformimin e unionit, që do të rrisin buxhetin dhe aftësitë e Brukselit, dhe do të thellojnë përçarjen ndërmjet atyre që besojnë tek centralizimi, përkundrejt atyre që mbrojnë të drejtat kombëtare.

Nga ana tjetër, kryeministri hungarez Viktor Orban, beson se BE-ja ka komplotuar kundër vlerave dhe kulturës evropiane. Ai ka kritikuar në mënyrë specifike politikat liberale të emigracionit të kancelares gjermane Angela Merkel dhe investitorit miliarder dhe filantropist Xhorxh Soros, i njohur gjerësisht për financimin e OJQ-ve të majta, si në Europë ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara.

Për këtë qëllim, vetë qeveria ka nisur fushata publike me moton:”Mos lejoni që Xhorxh Soros të qeshë i fundit”. (Ndonëse është e vërtetë që Sorosi, ka ndërhyrë që Hungaria të pranojë më shumë emigrantë, këta të fundit janë duke e përdorur këtë vend si tranzit për të shkuar në Gjermani).

Bashkimi Europian, ka qenë kritik ndaj Orbanit, sepse ndër arsyet e tjera, për shkak të përpjekjes së tij për të çrrënjosur atë që ai e quan “ndërhyrje e huaj”, Budapesti ka goditur liritë civile. OJQ-të që marrin para nga jashtë Hungarisë, përballen me sfida të mëdha, duke përfshirë edhe projektligjin e qeverisë së ashtuquajtur “Stop Sorosit”, që imponon një taksë prej 25 përqind

mbi donacionet e huaja ndaj OJQ-ve që mbështesin emigracionin.

OJQ-të e cilësuara si një “kërcënim për sigurinë kombëtare”, mund të nxirren tërësisht jashtë ligjit. Ideja se në një vend njihet e drejta e shprehjes së lirë, nuk gjen “miq” aktualisht në Budapest. Para zgjedhjeve parlamentare në Hungrari më 8 prill, Orban e mprehu tonin e tij populist, për të siguruar një shumicë tjetër absolute në parlament.

Në lidhje me kundërshtarët e tij ideologjikë që financohen nga Soros, ai tha:Ne po luftojmë kundër një armiku që është ndryshe nga ne. A nuk shfaqet hapur, por qëndron i fshehur; është jo i drejtpërdrejtë, por dinak; jo i ndershëm, por mashtrues; jo kombëtar por ndërkombëtar; nuk beson tek puna, por spekulon me paratë; nuk ka vendlindjen e vet, por mendon se zotëron tërë botën.

Kjo lloj retorike, nuk ka vend në fushën e demokracive liberale. Dhe kjo ndoshta nuk e shqetëson Orbanin, i cili në vitin 2014, tha se donte të krijonte një shtet joliberal. Hungaria ka patjetër problemet e saj. Por procedura e nisur nga Parlamenti Europian, nuk ka të ngjarë të përmirësojë situatën atje.

Neni 7 i Traktatit të Lisbonës (i cili ka diktuar funksionimin e BE-së që nga viti 2009), i lejon Parlamentit Europian të nisë një procedurë kundër një shteti anëtar, që nuk përmbush kriteret mbi të cilat ka rënë fillimisht dakord kur u bë pjesë e unionit. Pasi nis procedura, Komisioni Europian heton situatën.

Këshilli Europian (i cili përfaqëson shtetet anëtare të BE), voton pastaj nëse do t’i heqë vendit në fjalë të drejtën e votës brenda këshillit. Propozimi mund të miratohet, vetëm nëse vendet e tjera votojnë në favor me një shumicë prej 4/5(Hungaria nuk mund të votojë për veten).

Fakti që është evokuar neni 7, tregon mosbesimin e BE-së ndaj Hungarisë, veprim që vetëm sa do ta distancojë më shumë Budapestin nga Brukseli. Nëse Bashkimi Europian do të donte realisht të zhdukte frikën e Hungarisë nga ndërhyrjet e huaja, duke treguar se emigracioni jashtë BE-së do të mbetet kompetencë e shteteve anëtare, mund ta bënte këtë thjesht duke e ripohuar këtë parim.

Por Brukseli nuk e bën këtë, sepse është aktualisht nën presion nga Italia, e cila dëshiron të shpërndajë emigrantët në të gjithë Europën. Kjo do t’i bënte të ndiheshin të justifikuar hungarezët, që besojnë në goditjen e lirisë së tubimit dhe fjalës së lire, për të parandaluar ndërhyrjen e huaj. Çfarë do të thotë kjo?

Bashkimi Europian është në pikën e përçarjes. Emanuel Makron, po bën thirrje për reformat e tij ambicioze të së ardhmes. Angela Merkel gjendet në mesin e një zenke të brendshme politike mbi emigracionin, që do ta bëjë atë t’i rezistojë këtyre reformave. Qeveria italiane, po kërkon ndryshime të thella mbi emigracionin, dhe kërcënon të ndërpresë financimin për BE.

Dhe vendet e Europës Qendrore, janë gjithnjë e më skeptike për centralizimin e pushteteve në Bruksel. E gjitha kjo po ndodh përkrah Brexit, i planifikuar në marsin e vitit të ardhshëm, dhe negociatave për pranimin e Maqedonisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Serbisë, të cilat nuk janë ende gati për t’iu bashkuar unionit, sipas vëzhguesve të vet BE-së.

Në vend se të merret me këto çështje në një mënyrë racionale, dhe duke pasur parasysh se BE-ja thjesht mund të ketë shumë pushtet, dhe duhet të zvogëlojë kompetencat e saj në fusha të ndryshme, duke ripohuar të drejtat kombëtare, Brukseli tani po kërkon të përjashtojë anëtarët e saj nga vendimet e mëdha.

Debati është ende me tone të ulta, pasi kushdo që guxon të pajtohet me këtë vendim quhet racist dhe nacionalist, përfshirë ata që kanë shqetësime legjitime për sjelljen e qeverisë hungareze dhe në Bashkimin Europian. BE, i ka shpallur luftë Hungarisë për të gjitha të drejtat, dhe për të gjitha arsyet e gabuara. Ajo mund ta fitojë këtë luftë, vetëm nëse i lejon shtetet anëtare të debatojnë hapur.

Burimi: “American Conservartive” Në shqip nga bota.al

Next Post
VIDEO/ Mbahu Jennifer….

VIDEO/ Mbahu Jennifer....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com