• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bashkimi Europian funksionon, identiteti europian jo

by Aalison Pearse Stevens
16/09/2016 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga vendimi i britanikëve për të dalë nga Bashkimi Europian, drejtuesit politikë europianë kanë ndërmarrë një fushatë që synon rigjallërimin e ndjenjave pro tij. Flitet për idenë europiane, për kostot miliardëshe për Britaninë, për kufizimin që britanikët kanë në lëvizjen e lirë etj.. E gjitha kjo edhe si një mënyrë për të frenuar atë që po ndodh në vendet kryesore të BE-së, Francë dhe Gjermani, ku lëvizjet e ekstremit të djathtë po ngjisin shpejt shkallët elektorale.

Ditët e fundit lëvizje  me sens bashkues janë konceptuar edhe në lëmin e mbrojtjes dhe të sigurisë, me vëmendje të veçantë përgjigja ndaj valëve të refugjatëve apo atentateve terroriste. Mirëpo është një gjë të thuash dhe tjetër të bësh. Në një shkrim në “Carnegie Europ” me autor Daniel Keohane, renditen disa arsye që motivojnë shoë e bashkimit. Dhe këto lidhen sa me oportunizmin e politikanëve, aq edhe me nevojat që shtete të ndryshme kanë e të cilat synojnë t’i adresojnë te buxhetet e përbashkëta. P.sh nëse Londra dhe Uashingtoni druhen se projekti franko-gjerman për një mbrojtje europiane, me shtab të përbashkët do të minojë komandën e NATO-s dhe vlerën e saj, është e qartë se vetë francezët dhe gjermanët e kanë hedhur idenë më tepër për situatën e krijuar nga refugjatët sesa ta zëmë nga strategjia për të përballuar Rusinë vetë. Italia ndërkohë sheh te unioni i mbrojtjes një shpëtim nga gangrena e refugjatëve në Mesdhe, për të cilën s’e ka dëgjuar kush ndonjëherë.

Të gjithë nisen nga premisat dhe interesat nacionale duke mbajtur lart një ombrellë si Europa që nuk po zë vend si ide. Për të diskutuara pasojat e BREXIT dhe projektin franko-gjerman, drejtuesit politikë të BE-së do të mblidhen nesër në një takim informal  në Bratislavë. Me këtë rast, Tibor Navracsics, Komisioneri Europian për Arsimin, Kulturën, Rininë dhe Sportin, ka publikuar një opinion në “EuObserver” me titull: Europa nuk e kërcënon identitetin nacional.

“Një nga mësimet me ndikuese të BREXIT është: ne duhet të bëjmë më shumë për të krijuar një identitet europian. Një identitet që nuk kërcënon identitetet që ne kemi tashmë, por që është komplementar dhe i mbështet ato. Ne duhet të vendosim të rinjtë në zemër të kësaj përpjekjeje”, shkruan Navracsics.  Duke pranuar problemin nacionalist si kërcënim strategjik për Europën e Bashkuar, komisoneri sjell disa shifra që flasin në favor të tezës së tij: sipas tij, ¾ e të rinjve britanikë 24 vjeç apo më poshtë votuan për qëndrimin në Europë.

Sipas komisionerit programi “Erasmus” ka ndikuar shumë në këtë drejtim ndërkohë që personalitetet historike të kulturës dhe artit i shtohen këtij “identiteti shumë shtresor”.

Në shkrimin e komisionerit flitet për Europën dhe qartazi nënkuptohet më shumë Perëndimi apo Europa Qendrore, ndonëse në Lindje dhe në Ballkan shfaqen problemet më të mëdha. Pavarësisht se nuk kanë peshën e Perëndimit, vendet e periferisë së Lindjes dhe Juglindjes janë ato prej nga ku BE-ja shikon kërcënimet më të mëdha dhe ndoshta këtu do të duhej një vëmendje tjetër. Kjo është një tezë që liderët e Ballkanit e kanë përdorur vetëm në aspektin politik dhe pragmatik, por asnjëherë duke hapur procese të vërteta pajtimi apo integrimi. Për Ballkanin është e vështirë të thuhet nëse bën pjesë apo jo në identitetin europian për të cilin lexojmë në shkrime të tilla, por problemet prej tij janë njësoj thuajse me ato të dekadave më parë. Debati tragjikomik për nacionalitetin e Nënë Terezës me të cilën u mor edhe një akademi shkencash e dëshmon këtë gjë, njësoj prirjet separatiste në Bosnje, Maqedoni, apo edhe në Serbi e Kosovë. Vetë BE-ja e la anëtarëin e vet ballkanik, Greqinë, pa mbështetje substanciale në krizën e refugjatëve, gjatë së cilës u diskutua menjeherë rivendosja e vizave. Rrjedhimisht identiteti për të cilin flitet kaq shumë, është magnet për shumë vende, por ndjeshmëri vetëm për pak të tillë. Pa folur këtu për të ardhmen politike, jo fare të pamundur kur ndonjë forcë e ekstremit të djathtë të marrë pjesë apo frenat e pushtetit në ndonjë vend si Gjermania e Franca: Lamtumirë lëvizje e lirë dhe Europë!

Sa për Shqipërinë paradoksi mbetet përherë ligjësi: e para që doli me thirrjet pro europiane, por u bë tashmë një çerek shekulli dhe mbetet një vend që ofron emigrantë, hashash dhe propagandë për tolerancën fetare.

Respublica/d.i.

 

Next Post
Vrasja në Dukagjin, autorët ende në kërkim, viktima ishte muzikant

Vrasja në Dukagjin, autorët ende në kërkim, viktima ishte muzikant

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

March 15, 2026
Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

March 15, 2026
Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

March 15, 2026
“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

“Ma jep shtëpinë ose 15 mijë eurot”, dhunë dhe kërcënime ndaj 49-vjeçarit në Durrës

March 15, 2026
18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

18 vite nga “Gërdeci”, familjarët e viktimave: Mediu po favorizohet! Të shkohet deri te Shkëlzen Berisha

March 15, 2026
Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

Kitara e “Pink Floyd” shitet për 14.6 milionë dollarë, rekord historik në ankande

March 15, 2026
PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In