Dita e djeshme shënoi dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Serbi.Fituese u shpall partia e presidentit Aleksandar Vuçiç, me 63.5 përqind të votave ose 180 nga 250 mandate deputetësh.
Por një arritje e madhe që duhet theksuar është se për herë të parë partitë shqiptare garuan me një listë të përbashkët nën emrin Alternativa Demokratike Shqiptare- Lugina e Bashkuar.
Kështu, kjo forcë ja doli të fitonte 4 mandate deputetësh.
Kjo do të thotë që komuniteti shqiptar tashmë do të jetë më i përfaqësuar në parlamentin serb.
Mësohet se emrat e deputetëve shqiptarë janë: Shaip Kamberi, Argjen Bajrami, Nadir Beqiri dhe Adnan Salihu.
Por ky proces votimi nuk ka ngelur pa u kontestuar nga partitë në opozitë.
Kujtojmë se dhe grupimi më i madh “Aleanca për Serbinë” vendosën të bojkotonin zgjedhjet me pretendimin se nuk ishte një proces i drejtë dhe i lirë.
g.kosovari