• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Bashkim Shehu: Vizita e Enverit për fejesën e Skënderit, tersllëku me shtëpinë e re

by Java News
10/03/2017 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas rënies së sistemit komunist, filluan të qarkullonin të tjera variante nga ai zyrtar për vdekjen e ish-kryeministrit më jetëgjatë të Shqipërisë, Mehmet Shehu. Në mes të kësaj vale të mbushur me hipoteza dhe shumë kuriozitet, djali i Mehmet Shehut, shkrimtari Bashkim Shehu, i cili e kishte hequr vetë mbi shpinë aktin vetëvrasës të të atit, do të rrëfente historinë në vetë të parë, ashtu si ai e kishte përjetuar.

Ishte viti 1994 kur Bashkim Shehu boton librin “Vjeshta e ankthit” dhe prej atëherë autori dëshiron të flasë sa më pak për këtë histori që e kthejnë pas në një kohë të mbushur me dhimbje.

Përgjatë disa ditëve, gazeta “Panorama” botoi tri copëza nga ditari i Enver Hoxhës që tregojnë takimet e tij me Mehmet Shehun mbi çështjen e fejesës së Skënderit me Silva Turdiun. Pas variantit të diktatorit, sjellim atë të Bashkim Shehut. Nga “Vjeshta e ankthit” po shkëpusim rrëfimin e tij mbi vizitën e Enver Hoxhës për urim në shtëpinë e Shehajve, që sipas tij do të thoshte “pranim zyrtar i fejesës”.

NGA BASHKIM SHEHU

Në një nga ditët e fundit të gushtit 1981, ne hymë në shtëpi të re. Nuk ishte thjesht një rikonstruksion i së vjetrës, ku familja jonë kishte banuar qysh më 1954, kur Mehmet Shehu qe bërë kryeministër…

Kur hyn në një shtëpi të re, kjo sjell me vete tersllëk, fatkeqësi, mënxyrë për familjen, ose të paktën duhet ruajtur nga ndonjë e këtillë mënxyrë, nëse mund të shmanget, kështu thotë një besëtytni e njohur dhe e lashtë. Hyrja jonë në shtëpinë e re përkoi me fejesën e tim vëllai, Skënderit.

Skënderi ishte 32 vjeç dhe ishte i vetmi beqar ndër ne të tre vëllezërit. Beqaria e tij i rëndonte prej vitesh babait si një peng i vonuar. Ndaj dhe ngazëllimi i babait për këtë fejesë, që ishte njëherit dhe heqja e atij pengu, qe e dyfishtë.

Madje, kjo e bëri të flaktë edhe çdo paragjykim në lidhje me ato që, sipas bindjeve të tij partiake, mund të quheshin njolla në biografinë e vajzës: një xhaxha i arratisur në Amerikë, eksponent i antikomunizmit në mërgim, pastaj Arshi Pipa, çka duhej të ishte dhe më e rëndë, megjithëse me një lidhje më të largët, kushëri i parë i nënës, pastaj edhe të tjerë njerëz, nga farefisnia, diskriminuar e persekutuar.

Mirëpo asgjë mangut, fejesa u bë. Më 1 shtator erdhi në shtëpinë tonë babai i vajzës, profesor Qazim Turdiu, për të biseduar me Mehmetin, dhe kështu u vendos që të shpallej fejesa. Të nesërmen erdhi vajza, Silva. Të pasnesërmen, më 3 shtator mbasdite, filluan vizitat. Të parët erdhën Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha. Kjo përbënte, pa fjalë, miratimin zyrtar të fejesës.

-E njoh babain tënd, profesor Turdiun -i tha Enver Hoxha Silvës, me një të folur të ngadalshme e me zë të thellë, – kam shumë respekt për profesor Turdiun. M’i bëj të fala. Jam shumë i gëzuar që Mehmeti e bëri këtë fejesë.

-Edhe unë e njoh shumë mirë nënën tënde, -tha Nexhmija, – kemi qenë shoqe shkolle në kohën e Luftës. I bëj shumë të fala nga unë. Silva ishte ulur midis Enverit dhe Mehmetit, në një kolltuk të gjatë që të tre. Ne të tjerët nëpër koltuqe e karrige anash dhe përballë, në një qerthull të mbyllur, dhe në mes një tavolinë, me bonbone të mbështjella me letër varaku, që jepnin e merrnin me njëra-tjetrën xixëllime të dridhshme me gotat e kristalta të pijeve dhe sikur s’kishin të bënin me asgjë tjetër përreth.

Ndërsa biseda, më tepër ndërmjet Enverit dhe Mehmetit, kaloi shpejt te ngjarjet e Polonisë. -E fitoi reaksioni Poloninë, – tha Mehmet Shehu, duke përsëritur diçka që e kisha dëgjuar sa e sa herë prej tij përballë televizionit.

-Partia në Poloni është bërë një parti tamam socialdemokrate, – tha Enver Hoxha, -sepse socialdemokracinë që në fillim e kanë pasur brenda!

-Po ashtu është, -pohoi Mehmet Shehu. Pak më vonë ata zunë të flisnin për hijeshitë natyrore të bregdetit.

-Na e lakmojnë shumë, -tha Enver Hoxha, – e lakmojnë për turizëm. Nga Dhërmia deri në Butrint do të bënin plazhe e hotele sikur ta kishin në dorë, -shtoi ai, dhe nënqeshi sakaq.

-Po s’e hamë ne atë, – tha Mehmet Shehu. -Sikur t’i lejonim, tërë ata më të degjeneruarit, tërë kancerin do të na e binin këtu, që të na krimbnin nga brenda, -tha Enver Hoxha, duke puqur majat e gishtërinjve të njërës dorë dhe duke bërë një gjest të atillë, sikur diç përpiqej të shtinte diku.

-Zaten aty e kanë gjithë qëllimin. Nga fundi i bisedës, Enver Hoxha m’u kthye dhe më pyeti për problemet që mund të kishte Kinostudioja, meqë atje punoja si skenarist. Mehmeti ndërhyri, diç foli për disa mungesa në pajisjen teknike të studiove. Me sa kuptova, edhe më përpara ia kishte prekur këtë temë.

Po matesha të shpjegoja ndonjë gjë pak më me hollësi, mirëpo mbas një grime vura re se isha duke folur për mekanizmin e atyre hallkave të shumta e të tepërta, komision pas komisioni, nga drejtoria e institucionit deri në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, nëpër të cilat duhej të kalonte një skenar, mandej filmi i ndërtuar mbi këtë skenar, për t’u miratuar që t’i jepej publikut.

-Jo, s’mund t’i heqim këto hallka, janë të domosdoshme, – tha Enver Hoxha, gjithë duke ruajtur tonin e shtruar e të qetë, po mua prej së largu m’u dëgjuan gjëmime.

-Nuk thashë të hiqen krejt, – u rreka të mbrohesha, – po vetëm se janë të shumta dhe disa prej tyre të tepërta.

-Jo, jo, -tha Enver Hoxha, mirë janë komisionet.

Ç’mu desh, thashë me vete, porse ishte tepër vonë. Mbi mua vrujonte tani një shi i pjerrët qortimesh, të cilit s’kisha si t’i shmangesha.

ma.me

Next Post
Ku shkon qenia jonë pas vdekjes…7 gjëra që nuk i dinit!

Ku shkon qenia jonë pas vdekjes...7 gjëra që nuk i dinit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Arratisja e ‘ushtarit’ të Çopjave, eksperti: Ka pasur komunikim mes Ndocit dhe grupit që e priti! U shkel protokolli, çështja t’i kalojë…

January 14, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 15 janar 2026

January 14, 2026
Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

January 14, 2026
PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

PE: BE duhet të rrisë presionin ndaj regjimit në Iran

January 14, 2026
Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

Gjendet i pajetë në një stan 56-vjeçari në Dhëmblan të Tepelenës

January 14, 2026
“Pse u përdor njësia speciale për arrestimin?” Cakrani: Kam bindjen se shkuan me qëllim për eliminimin fizik të Ilir Metës! Është në..

“Pse u përdor njësia speciale për arrestimin?” Cakrani: Kam bindjen se shkuan me qëllim për eliminimin fizik të Ilir Metës! Është në..

January 14, 2026
Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Plas sherri mes dy personave, njëri prej tyre me pistoletë

Parandalohet ngjarja kriminale në Velipojë/ Plas sherri mes dy personave, njëri prej tyre me pistoletë

January 14, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

“Ju pres te 313-a për sqarime”/ Ilir Meta zbulon pasurinë e tij nga qelia: Të ardhurat e mia nga 1995 deri në 2023 janë…

January 14, 2026
Ndoci ende në arrati! Prangosen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i Policisë dhe Kryeinfermieri

Dyshime se Altin Ndoci ndodhet në Tiranë/ Policia “mësyn” në banesën e tij në Yzberisht

January 14, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Ngjarje e rëndë në Këlcyrë/ Sherr në familje, 30-vjeçarja dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai i saj, merret me forcë në makinë

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In