• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkim Dedja ‘në fije të perit’, sot jepet vendimi për kreun e Kushtetueses

by Java News
13/06/2018 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, pret ditën e sotme vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin ose rikonfirmimin e tij në detyrë. Javën e shkuar, ai u përball me KPK-në dhe sipas hetimit administrativ, Dedja kishte probleme me pasurinë.
Kjo e vë atë në pozitë mjaft të vështirë dhe, sipas gjasave, mund të shkarkohet. Në seancën e shkuar, Dedja nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua në seancë nga avokati i tij, Maks Haxhia. Sipas KPK-së, Dedja ka paqartësi dhe para të pajustifikuara në deklaratat e pasurive. Ato kanë të bëjnë me huat për blerjen e një apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 146 metra katrorë.

Për këtë, Dedja ka deklaruar se ka marrë një kredi prej 120 mijë eurosh me afat 20 vjet. Gjithashtu, si burime për blerjen e apartamentit, ai ka deklaruar 35 mijë euro kursime dhe dy hua pa interes në vlerën totale prej 25 mijë eurosh të marra nga vëllai dhe kunati i tij. Mirëpo, sipas KPK-së, këto hua nuk justifikohen. Së pari, pjesa e huas prej 15 mijë euro pa interes që vëllai i tij i ka dhënë Bashkim Dedjes, sipas deklarimeve të tij, është e pajustifikueshme, pasi në të njëjtën kohë, ai ka marrë edhe një kredi prej 42 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti.

Po ashtu, edhe 10 mijë euro të marra hua nga kunati i tij, nuk justifikoheshin sipas deklaratave noteriale që ka dorëzuar Dedja, pasi në datat e lëshimit të tyre ai ka qenë jashtë vendit. Më pas, Dedja ka paraqitur një kontratë tjetër, ku pretendonte se huaja është dhënë nga babai i kunatit të tij.

Probleme janë vërejtur edhe me pronësinë e një apartamenti 98 metra katrorë në Tiranë, i cili është deklaruar në vitin 2003 në bashkëpronësi mes Dedjes dhe njërit prej vëllezërve të tij, në masën 50 me 50. Më pas, Dedja, në deklaratën për llogari të vetingut, ka deklaruar se apartamenti është i tiji 100 %.

Edhe një apartament në Durrës u bë objekt diskutimesh në seancë. Ai rezulton në pronësi të njërit prej vëllezërve të Dedjes, i cili jeton në Dibër. Por kontratat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm janë lidhur në emër të Bashkim Dedjes. Vëllai i gjyqtarit, gjatë fazës së verifikimeve, nuk ka dorëzuar dokumente që provojnë se kishte të ardhura për ta blerë apartamentin.

MBROJTJA

Sipas avokatit, të ardhurat e Dedjes në vitet ‘90-të përbëhen edhe nga ndihmat e vëllait të tij që punon në emigracion. Ai pretendon se lapsus me apartamentin 98 metra katrorë në Tiranë ishte për shkak të asaj që e quajti “marrëdhënie vëllazërore”. Kontrata e energjisë në emër të Dedjas ishte për të ndihmuar vëllain që të mos i duhej të vinte nga Dibra në Durrës për të paguar energjinë çdo muaj. PANORAMA

ma.me

Next Post
Studimi tronditës, të rinjtë gjithnjë e më shumë po bëhen budallenj

Studimi tronditës, të rinjtë gjithnjë e më shumë po bëhen budallenj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In