• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Bashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma fton shqiptarët: Ejani pushoni në qytetin tonë të detit, diellit dhe dashurisë!

by Java News
20/04/2020 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Besimplotë se kjo situatë jo e zakontë do të tejkalohet shpejt🙏ftojmë qytetarët shqiptarë të vijnë të pushojnë 🏊🏻🚤këtë verë në Sarandën tonë⚓️,Sarandën e 3D-ve, Detit🏖, Diellit🌞 e Dashurisë♥️

Pavarësisht vështirësive, ne po përgatitemi,që sezoni turistik të jetë i mbarë✅🙏”, është kjo ftesa që kreu i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, ka bërë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që këtë vit të vizitojnë dhe të kalojnë pushimet në perlën e jugut të Shqipërisë siç është Saranda.

Sot Saranda do të ishte e mbushur, pasi kroçieret me turistë nga e gjithë bota, por dhe turistët vendas do të frekuentonin këtë qytet për të pushuar.

Situata me COVID-19 ka paralizuar gjithçka në gjithë botën, por në Sarandë janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e ri.

Në një prononcim për RTSH, Adrian Gurma shprehet optimist në nisjen e sezonit të ri turistik.

“Saranda do ishte e mbushur me turistë të huaj që vijnë me kroçiera, do të priste turistët vendas që vijnë nga të gjitha rrethet që vijnë për fundjavë në Sarandë, si dhe do të priste dhe emigrantët për të kremtuar pashkët.

Aktualisht jemi në një situatë totalisht të stopuar sa i përket bizneseve të turizmit, hotelet, restorantet, baret, shërbimi taksi dhe të gjithë bizneset e tjerë që operojnë në fushën turistike tani janë stopuar.

Me shpresën e mirë që situata do të tejkalohet dhe ne do t’i rikthehemi normalitetit, jemi duke punuar maksimalisht dhe duke u përgatitur që të kemi një sezon turistik ndryshe nga vitet e tjera.

Gjej rastin t’i bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve që këtë vit të vijnë dhe të pushojnë në Sarandë, sepse Saranda këtë vit do të jetë ndryshe nga vitet e tjera, e përgatitur për të pritur fluks turistësh.

Realisht po punojmë për sistemimin e plazheve, po punojmë me kontratat e operatorëve turstik që do të aksesojnë dhe do të menaxhojnë plazhet, por në të njëjtën kohë jemi duke menduar dhe opsionin e lehtësimit fiskal për operatorët turistik sepse realisht kjo periudhë pauze i ka dëmtuar.

Kjo në një mënyrë reflektohet dhe në të ardhurat e bashkisë që janë minimizuar.

Ne po punojmë dhe jemi të angazhuar që sezoni turistik të na gjejë të përgatitur. Në bashkëpunim me operatorët turistik jemi drejtuar kryesisht tek turistët vendas, pse jo dhe me paketa, gjë që nuk është aplikuar më parë nga operatorët tanë turistik, por në kushtet që jemi edhe kjo mënyrë menaxhimi e sezonit është e pranueshme.

Ne do ta dëshironim shumë këtë fakt sepse një pjesë e madhe e atyre që vizitojnë Sarandën, vijnë nga deti përmes kroçierave, por edhe të pikave kufitare të Qafë Botës dhe Kakavijës. Janë turistë që prej vitesh pushojnë në Sarandë, vijnë nga vendet lindore dhe të Europës.

Por, në kushtet që jemi ne duhet të jemi të përgatitur për turizmin vendas, pastaj në një fazë të dytë me shpresën se situata do tejkalohet të presim dhe turistët e huaj.

Ne po mendojmë dhe vlersojmë për lehtësimin fiskal dhe një nga këto mund të ishte falja për të paktën për një periudhë 2-3 mujore e taksës për hapsirën publike. Jemi duke e diskutuar dhe shumë shpejt do të ketë një vendimarrje”, shprehet kryebashkiaku Adrian Gurma.

Më poshtë dhe specialja e përgatitur nga RTSH. /Marrë nga Sarandanews.com/

Next Post
Berisha kalon në ekstrem: Mos i dëgjoni deklaratat skizoide të Ramës, ngrihuni sa më parë në protesta të fuqishme

Berisha kalon në ekstrem: Mos i dëgjoni deklaratat skizoide të Ramës, ngrihuni sa më parë në protesta të fuqishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In