Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar qytetarët për 110-vjetorin e ngritjes së flamurit në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shpreh bindjen se ditët më të mira janë përpara.
“Gëzuar 110-vjetorin e Pavarësisë Tiranë! Ditët më të mira i kemi përpara”, deklaron Veliaj.
Ndërkaq, Bashkia e Tiranës është veshur me një flamur gjigand. Gjithashtu, në shumë shtëpi shqiptarët kanë menduar të nxjerrin një flamur Kuq e Zi që valëvitet në dritaret e tyre.
/e.d