Bashkia e Tiranës ka vendosur rreth 2300 gjoba në kryeqytet brenda dy muajve në lidhje me shkelësit e rregullave të qarkullimit dhe ndotjen e zënien e hapësirave publike. Rrreth 1600 gjoba janë vendosur për ata që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa 700 gjoba për ndotjen dhe zënien e hapsirave publike.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj postoi në rrjetin social lajmin:
“Në një qytet të pastër, jo tolerancë për ndotësit! 2300 gjoba, që 1 milion qytetarë të jetojnë pastër! Policia Bashkiake dhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit janë çdo ditë në terren për t’i thënë JO! ndotësve, zaptuesve të hapësirave publike dhe atyre që thyejnë rregullat e qarkullimit’, – shkruan Veliaj.