• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bashkia Tiranë: Mirënjohje bizneseve për rikonstruksionet

by Java News
29/08/2015 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi paraditen e sotme rikonstruksionin e çerdhes nr. 30 në Laprakë, ku deklaroi se në të 31 çerdhet e kryeqytetit grupe vullnetarësh po japin kontributin e tyre për t’i sjellë ato në funksionalitet të plotë.

Në një prononcim për mediat nga ambientet e çerdhes, e cila u “adoptua” nga “Biznes Albania”, Veliaj theksoi se çerdhet do të jenë gati në kohë, pavarësisht se disa prej tyre ishin krejtësisht të amortizuara dhe është dashur të ngrihen nga e para.

“Në 31 çerdhet e Tiranës ka nga një grup vullnetarësh, të cilët po mundohen të sjellin në terezi institucionet ku u shërbehet qytetarëve tanë më të vegjël, bebeve të Tiranës. 29 çerdhe janë adoptuar nga biznese dhe individë, ndërsa dy të tjerat po bëhen gati nga stafi i bashkisë”, deklaroi Veliaj.
Sipas tij, nëse do të llogaritet puna e bërë në këto çerdhe dhe vlera materiale që është investuar, vlera monetare do të ishte në vlerën e 2 milionë dollarë.
“Sot është çasti kur ne jemi ngritur bashkë. Mesazhi që japim për të gjitha ato familje që kthehen nga pushimet, është se nuk u dorëzuam përpara disfatës së borxhit, përkundrazi i gjetëm zgjidhje një situate që në kushte normale nuk do të duhej të ishte kështu”, tha Veliaj.

Duke u fokusuar te aksioni për lirimin e hapësirave në njësinë nr. 5, Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve. “Disa njerëz mërziten nga këto aksione. Por, në trotuaret që lirojmë kalojnë edhe nënat, edhe gratë, edhe gjyshet e fëmijët e tyre, ndaj besoj se 1% e atyre që mërziten nga aksionet tona do ta kuptojë se 99% e qytetarëve të Tiranës do shtet, disiplinë, rregull, higjienë dhe pastërti”, tha Veliaj.

Ai falenderoi gjithashtu, vullnetarët e administratës së Bashkisë së Tiranës që iu bashkuan sot brigadave që kanë adoptuar çerdhet për t’i ndihmuar dhe për të dhënë kontributin e tyre. “Në pamundësi për të qenë në 31 çerdhet ku po punohet sot, falenderoj 31 grupet e vullnetarëve që lanë pushimet e tyre, për të qenë në krah të Bashkisë në këtë nismë solidariteti”, përfundoi Veliaj.

Nga ana e tij, Presidenti i shoqatës “Biznes Albania”, Luan Bregasi, njëherësh këshilltar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, tha se duke iu bashkuar nismës “Adopto 1 çerdhe”, biznesi ka treguar dimensionin e tij social dhe human.

Next Post

Një rrëfim për dasmën e Fatosit me Xhoanën dhe 2 foto të pa botuara më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In