• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia Tiranë/ Kreditë e buta, Ruseti: Përfitues mbi 1 mijë familje!

by Java News
26/01/2019 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët që kanë aplikuar për kredi të butë në Bashkinë e Tiranës dhe që janë shpallur fitues, kanë kohë deri në fund të prillit për të plotësuar kushtet për financimin e banesës. Drejtoresha e Strehimit dhe Monitorimit pranë bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se është miratuar lista e fituesve, ku prioritet sikurse ishte përcaktuar që në nisje të programit social, i është dhënë çifteve të reja, nënave kryefamiljare si dhe personave me aftësi të kufizuar.

“Ne kemi miratuar listën e fituesve prej 1100 familjeve. Tashmë i janë drejtuar bankës së nivelit të dytë. Ata kanë njoftuar të gjitha familjet mbi kushtet që do të duhen të aplikojnë tashmë për të përfituar nga kredia e butë, dhënë nga bashkia e Tiranës. Nga ky program ne do të kemi në total 1 mijë familje dhe sikundër kemi njoftuar edhe më parë, prioritet kanë çiftet e reja, nënat kryefamiljare dhe pas kategori të tjera siç janë personat me aftësi të kufizuar apo ata që vijnë nga komuniteti rom dhe egjiptian”, theksoi ajo.

Ruseti shpjegoi  për ATSH se me anë të vendimit të Këshillit Bashkiak, janë njoftuar familjet fituese për t’u paraqitur pranë bankave të nivelit të dytë, për të mbyllur procedurat e fazës së fundit. Nëse, për një arsye apo një tjetër një familje refuzon që të vazhdojnë këtë proces, atëherë këtë mundësi e shfrytëzon një tjetër familje.

“Me anë të vendimit të Këshillit Bashkiak ne kemi njoftuar të gjitha familjet të cilat do të duhet të paraqiten tek bankat e nivelit të dytë deri në fund të prillit 2019.  Nëse ata refuzojnë të paraqiten pranë bankës apo për një arsye nuk do duan ta vazhdojnë  këtë proces, deri në fund të prillit e kanë këtë mundësi. Më pas e humbasin të drejtën duke ia lënë aplikimin një  familje tjetër”, tha ndër të tjera për ATSH drejtoresha e Strehimit.

Por, cilat janë disa nga arsyet që të bëjë një familje të humbasë të drejtën e marrjes së kredisë së butë në fund të procesit?

Ruseti jep disa nga rastet kur nuk plotësohen kushtet. “Ata që nuk plotësojnë kushtet mund të jenë rastet kur ata nuk arrijnë dot të gjejnë një banesë me hipotekë, kur nuk kanë një kolateral të justifikueshëm për ta vendosur për këtë kredi ose kur për një arsye apo një tjetër kanë pasur një kredi tjetër në një bankë të nivelit të dytë dhe kjo e bën të pamundur plotësimin e vlerës së këstit që duhet të paguajnë për marrjen e shtëpisë”, përfundoi ajo. /atsh

/a.meta

Next Post
Xhudo, Kuka merr medalje të argjendtë për Kosovën

Xhudo, Kuka merr medalje të argjendtë për Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In