• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia Tiranë ka ndoshta më shumë banorë se sa regjistroi CENSI-23

by Eduard Zaloshnja
30/06/2024 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Nga CENS-23 rezultoi se, në fund të shtatorit të vjetshëm, Shqipëria kishte pothuaj 2 milionë banorë të rritur (18 vjeç e sipër). Nga një sondazh rigoroz në gjithë territorin e vendit, që drejtova vjet në vjeshtë, më rezultoi pothuaj e njëjta shifër (që e kam publikuar sa herë kam bërë ekstrapolime të përafërta të preferencave të zgjedhësve të këtushëm gjatë 10 muajve të fundit).

Nga CENS-23 rezultoi se, në fund të shtatorit të vjetshëm, Bashkia Tiranë kishte pothuaj 480 mijë banorë të rritur (18 vjeç e sipër). Nga një sondazh rigoroz në gjithë territorin e Bashkisë Tiranë, që drejtova në vjeshtën e 2022, më rezultoi shifra 580 mijë banorë të rritur (18 vjeç e sipër). Pra, 100 mijë më shumë se sa rezultoi nga CENS-23.

Meqënëse metodologjia ka qenë e njëjtë si në nivel kombëtar edhe atë lokal, diçka kërcet statistikisht…

Kështu, në sondazhin tim pothuaj 10% e të anketuarve banonin në Tiranë, por ishin të regjistruar në Gjendjet Civile të bashkive të tjera. Ka gjasa që familjet e tyre t’i kenë raportuar si banues në bashkitë e origjinës, kur u kanë shkuar anketuesit e Censit atje.

Të shumtë janë edhe studentët nga rrethet, që banojnë rregullisht në Tiranë, por që mund të jenë regjistruar në CENS-23 si banues në familjet e tyre në rrethe.

Gjithashtu, si dikush i lindur e i thinjur në kryeqytet, di shumë raste kur prindërit tiranas vizitojnë fëmijët e tyre në emigracion me intervale të gjata. Ka gjasa që anketuasit e Censit të mos i kenë regjistruar dot këta prindër në Tiranë, ngaqë shtëpia e tyre ka qenë e mbyllur me muaj. Nëpër rrethe, informacionin në raste të tilla mund ta japin fare kollaj fqinjët…

Se sa banorë të rritur (18 vjeç e sipër) ka saktësisht Tirana është vështirë të përcaktohet, por gjasat janë që ka më shumë se sa 480 mijët që regjistroi CENS-23…

Next Post
Dita do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat me rritje

Dita do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat me rritje

Comments 3

  1. Lili says:
    2 years ago

    Zaloshnja…Ato vajzat e censusit i bënë regjistrimet e njerëzve siç duhet,por duket se Ty,të mungojnë shifrat për PS e diskretituar ku ministra,ish kryeministri,kryetarë bashkish,drejtorë bashkish,mjekë,drejtorë shkollash etj. Janë në procese penale nga Prokuroria dhe SPAK…Shiko mjerimin migjenian që ka pllakosur vendin…dhe mos i bëj temena kryetradhtarit dhe kryehajdutët të popullit shqiptar,Edi Rama…Ju dinjitoz me veten,për statujën qënke ..se më nuk e përfaqëson.Tung

    Reply
  2. Lili says:
    2 years ago

    Zaloshnja…Ato vajzat e censusit i bënë regjistrimet e njerëzve siç duhet,por duket se Ty,të mungojnë shifrat për PS e diskretituar ku ministra,ish kryeministri,kryetarë bashkish,drejtorë bashkish,mjekë,drejtorë shkollash etj. Janë në procese penale nga Prokuroria dhe SPAK…Shiko mjerimin migjenian që ka pllakosur vendin…dhe mos i bëj temena kryetradhtarit dhe kryehajdutët të popullit shqiptar,Edi Rama…Ji dinjitoz me veten,për statujën që ke ..se më nuk e përfaqëson.E kupton se ç’dua të të them.Tung

    Reply
  3. Lili says:
    2 years ago

    Zaloshnja…Ato vajzat e censusit i bënë regjistrimet e njerëzve siç duhet,por duket se Ty,të mungojnë shifrat për PS e diskretituar ku ministra,ish kryeministri,kryetarë bashkish,drejtorë bashkish,mjekë,drejtorë shkollash etj. Janë në procese penale nga Prokuroria dhe SPAK…Shiko mjerimin migjenian që ka pllakosur vendin…dhe mos i bëj temena kryetradhtarit dhe kryehajdutit të popullit shqiptar,Edi Rama…Ji dinjitoz me veten,për statujën që ke ..se më nuk e përfaqëson.E kupton se ç’dua të të them.Tung

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false

“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false

January 25, 2026
Prizreni, ‘epiqendra’ e manipulimit/ Çfarë po tregon rinumërimi i votave në Kosovë

Prizreni, ‘epiqendra’ e manipulimit/ Çfarë po tregon rinumërimi i votave në Kosovë

January 25, 2026
“Trump si perandor i botës”, a po kthehen SHBA-të në një vend lufte?

“Trump si perandor i botës”, a po kthehen SHBA-të në një vend lufte?

January 25, 2026
Rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi të kufizuara për kamionët, lejohen vetëm automjetet e vogla dhe autobusët

Rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi të kufizuara për kamionët, lejohen vetëm automjetet e vogla dhe autobusët

January 25, 2026
Spiropali takohet me Presidentin turk Erdoğan: Bashkëpunim dinamik i orientuar drejt së ardhmes

Spiropali takohet me Presidentin turk Erdoğan: Bashkëpunim dinamik i orientuar drejt së ardhmes

January 25, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Ligësi që i dha jetë disa përrallave”, Rama i përgjigjet PD-së për Bordin e Paqes: E votuan, edhe pse nuk lanë gjë pa thënë

January 25, 2026
FOTOLAJM / Berisha si Neroni: Zjarr e flakë, veç të kthehem edhe një herë…

FOTOLAJM / Berisha si Neroni: Zjarr e flakë, veç të kthehem edhe një herë…

January 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Arrestimin e ka pas qafe”, Beqiri: Sali Berisha po sillet si “kali në lëmë”, vendin e ka tek “313”-a

January 25, 2026
Kokalari shpërthen ndaj militantëve të PD: Ai është Sali Berisha për ju o budallenj! Babai im i ka dhënë mësim, por ai adhuronte kushëririn tonë diktator

Kokalari sulmon Berishën pas protestës me molotovë: Dhunë katundarësh dhe akt turpërues!

January 25, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Disa konkluzione nga protesta e PD-së

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In