Bashkia e Tiranës ka nisur një sërë investimesh të rëndësishme në kryeqytet për sistemimin e infrastrukturës dhe në nivel kapilar nëpër lagje.
Sëfundmi, Bashkia ka ndërhyrë për sistemimin e rrugës së Kasharit dhe të bllokut në rrugën “Inajete Dumi” duke i dhënë gjithë këtij segmenti një tjetër standard.
Punë cilësore dhe me volum të madh është realizuar dhe në rrugicat pranë Bulevardit Zhan D’Ark, ku ekipi i Mirëmbajtjes së Rrugëve u kujdes për sistemimin e shtresave asfaltike.
Pas përfundimit të akseve kryesore në kryeqytet dhe të ndërtimit të shkollave e kopshteve, Bashkia ka nisur operacionin më të madh në Tiranë për ndërhyrje në nivel kapilar në Tiranë. Ndërhyrjet në rrjetin ujësjellës-kanalizime, shtresat asfaltime, trotuare, ndriçim dhe sheshpushimet mes pallateve.
Po rrugën “Sabri Preveza” kur do ta përfundosh o Lali Er ?
Është shumë – shumë keq.
Nuk e dij a të kanë thënë…..