• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bashkia rehabiliton rrugën e prishuar nga gropa e pallatit, fatura për firmën ndërtuese

by A R
01/12/2015 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektimi i Bashkisë së Tiranës në gropën për pallatin në Farkë, që për pak u shndërrua në tragjedi për banorët e pallateve përreth, zbuloi se ishte për 7 kate, ndërkohë që në leje parashikoheshin vetëm 3. Ky abuzim sipas kryebashkiakut Erjon Veliaj ndodhte nën heshtjen e ish kryekomunarit të Farkës Fatbardh Plaku, i paditur penalisht. Për të shmangur të tjera rreziqe, Veliaj tha se është pezulluar totalisht çdo ndërtim në zonën e Kopshtit Botanik.

“Moda ishte që merrnin lejen për tre kate dhe e bënin shtatë. Përdorej hapësira ligjore që lejonte legalizimin, që katet e tjera në vend që t’ia paguaje si taksë Bashkisë, i bëje me legalizim, a thua se ishte një fakir-fukara që ndërtonte kasollen e vet.  Dallimi mes nesh dhe tyre është se ne nuk jemi qaramanë, ne i japim zgjidhje gjërave. Kjo është arsyeja pse po japim zgjidhje në Farkë duke vendosur pilota dhe pezulluar totalisht ndërtimet në Kopshtin Botanik”, -u shpreh Veliaj.

Sipas Veliajt Bashkia do të investojë për të rehabilituar zonën ku është shkatërruar rruga si pasojë e rrëshqitjes së dherave nga hapja e gropës, por fatura e punimeve do t’i ngarkohet kompanisë së ndërtimit.

“Ne jemi duke projektuar sot, besoj do të marrim draftin, se si ne me një sistem pilot të thellë do të bëjmë një investim aty. Sigurisht, mua më dhemb të bëj investime të tilla, pse duhet të përdor taksat e dikujt që s’ka bërë asnjë gabim, për të riparuar gabimin e dikujt tjetër. Kjo është arsyeja pse në mbledhjet e Këshillit Bashkiak ne kemi marrë një vendim që përveç gjobës, e gjithë kostoja e ndërtimit do i faturohet në formën e një fature kompanisë, pasi Bashkia ta ketë kryer punën”, -tha Veliaj.

Disa ditë më parë, 34 familje që jetojnë në pallatin pranë zonës ku kishte rëshqitje dheu të shkaktuara nga gropa e një pallati që nuk kishte nisur ndërtimin, u evakuuan për shkak të rrezikut. Rrëshqitjet shkaktuan dëmtime të rënda të rrugës.

gropa pallatit farke

 

 

Next Post

VIDEO/ Ja fytyrat që bëjnë këta koreanë kur shohin për herë të parë porno amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In