• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia publikon taksat e reja, pagesa për legalizimet dhe bonuset e strehimit

by Aalison Pearse Stevens
24/05/2016 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka marrë një seri vendimesh të cilat synojnë të zbusin peshën ekonomike për një sërë kategorish sociale në vend. Në mbledhjen e këshillit bashkiak është vendosur që 92 familjeve t’u subvencionohet qiraja,  ndërsa një sërë familjesh të tjera t’u jepet dëmshpërblimi për përmbyetjet. Por Bashkia e Tiranës nuk është ndalur vetëm me kaq. Ajo ka bërë një rivlerësim të taksave duke favorizuar moshën e tretë, familjet për arsimimin e fëmijëve, si dhe një rishikim të taksave për fjetjen në hotele. Sa i përket bonusit të strehimit masa e rimbursimit do të jetë nga 5 deri në 22.500 lekë të reja. Nga ky bonus do të përfitojnë familjet që nuk kanë të ardhura për të paguar qiranë.

Një problem tjetër që ka zgjidhur Bashkia është edhe çështja e dëmshpërblimeve për familjet e përmbytura në Tiranë. Do të jenë 16 familje të cilat do të dëmshpërblehen ndërsa janë dhe 14 familje, të cilat do të mbështeten financiarisht për shkak të zjarreve në banesat e tyre. Masa e dëmshpërblimit për përmbytjet varion nga 30- 564 mijë lek të reja, ndërsa për familjet e prekura nga zjarri nga 50- 1.6 milion lek të reja.

Rishikim të taksave ka pasur edhe për infrastrukturën arsimore, taksat për fëmijët, si dhe taksa e fjetjes në hotele. Këshilli Bashkiak ka vendosur edhe për mënyrën sesi do të paguhet taksa për legalizimin e banesave. Kategoritë e përjashtuara nga taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore do të jenë pensionistët, veteranët, invalidët e punës dhe të luftës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbërit. Për të përfituar këtë ata duhet të paraqesin pranë njësive administrative të bashkisë dokumentacionin që provon se janë pjesë e kategorive të sipërpërmendura.

Në rastin e ndërtimeve për qëllime banimi apo njësi shërbimi nga shoqëritë e ndërtimit, taksa e ndikimit në infrastrukturë është 8% e çmimit të shitjes për metër katror të sipërfaqeve të shfrytëzueshme. Ndërsa në rastin e ndërtimeve të ndryshme niveli i taskës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja është 4% e vlerës së investimit. Për legalizimet taksa paguhet jo më vonë se 45 ditë nga data e dhënies së lejes së legalizimit nga ALUIZNI. Nëse personi nuk kryen pagesën brenda këtij afati atëherë për çdo ditë vonesë i llogaritet kamat 0.1% në ditë e shumës që duhet të paguajë deri në 30 ditë pune.

(javanews.al) Me. Ar

PicsPlay_1464087744913PicsPlay_1464087698540

Next Post

EULEX: Të shtyhet dhe 4 muaj paraburgimi ndaj Sylës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

Vranësira të dendura dhe shira me shkarkesa elektrike, parashikimi i motit për sot

February 20, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In