• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia, orë mësimi në kopshte e shkolla për mënyrën e ndarjes së mbetjeve

by Aalison Pearse Stevens
11/10/2016 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas mbylljes me sukses të nismës “Adopto një kopësht”, nëpërmjet së cilës u rikonstruktuan 23 godina, Bashkia e Tiranës ka vijuar me përurimin e kopshteve të tjera të rikonstruktuara me fondet e saj. Një prej tyre është edhe kopshti 25/a në Njësinë Administrative nr.4 në kryeqytet, i cili falë ndërhyrjes së bërë nga bashkia sot ka ambiente tërësisht të rinovuara. Meqenëse në qytetin e Tiranës do të nisë së shpejti edhe procesi i ndarjes në burim të mbetjeve, kryebashkiaku Erion Veliaj, shfrytëzoi takimin me të vegjlit për të improvizuar një orë mësimi duke u shpjeguar atyre ndarjen e mbeturinave në kosha të caktuar.

“Kemi punuar për 6 muaj, por më vjen mirë që tani, në fillim të vitit shkollor e kapim kohën e humbur”, tha Veliaj për rikonstruksionin e të gjitha kopshteve gjatë verës. Më tej, ai bëri të ditur se shumë shpejt nëpër kopshte do të fillojnë edhe orët që do synojnë të edukojnë fëmijët se si të sillen me ambientin dhe hapësirat e përbashkëta. Një nismë kjo që do të nxisë fëmijët si t’i ndajnë mbetjet nëpër kosha të caktuar, duke i përzgjedhur mbetjet në të riciklueshme dhe të pa riciklueshme. Kryebashkiaku theksoi se kjo do t’i shërbejë jo vetëm fëmijëve për t’u edukuar për të ardhmen e tyre, por edhe për të ndërgjegjësuar prindërit me kulturën e pastërtisë në qytet.

“Do të fillojmë shumë shpejt disa orë mësimi në kopshte, për mënyrën se si ndahen mbeturinat. Bashkia e Tiranës do të vendosë disa kosha në të gjithë qytetin: te koshat blu do hedhim të gjitha mbeturinat që nuk riciklohen, kurse te koshat jeshile do hedhim plastikën, letrën, metalin, të cilat mund të riciklohen. Duke pasur këto kosha ju do të na ndihmoni që t’u thoni prindërve që mos t’i hedhin plehrat përtokë, por ato që riciklohen tek koshat jeshil, kurse ato që nuk riciklohen tek koshat blu. Unë kam shumë besim që ju do të na jepni një dorë, pasi në qoftë se i’a thoni ju prindërve se si ta mbajmë Tiranën pastër, besoj se Tirana do të jetë shumë më e pastër”, u tha fëmijëve Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës vlerësoi faktin se falë përkushtimit të administratës së re të bashkisë po shkon drejt fundit rikonstruksioni i të gjitha kopshteve në kryeqytet. Ai shtoi se fokusi i punës në vitin e saj të parë të punës u përqendrua pikërisht te fëmijët, pasi duke ofruar kushte më të mira në çerdhe dhe kopshte rritet edhe mundësia që gjenerata e re të edukohet dhe zhvillohet më mirë.

“Më vjen mirë që pas 23 kopshteve që Bashkia e Tiranës rregulloi me donatorët që u bënë pjesë e projektit “Adopto 1 kopsht”, sot kopshti nr. 25, këtu në njësinë 4, është komplet i ri dhe i bukur. Është shumë i bukur se mban më të bukurën e qytetit tonë, që janë 130 engjëj, dhe më vjen mirë që pas 23 kopshteve që i rregulluam me nismën “Adopto 1 kopsht” sot kemi filluar kopshtet që bëhen totalisht me fonde të bashkisë, duke mirëkuptuar që jo çdo gjë mund të bëhet vetëm me biznesin, pasi disa ndërhyrje janë radikale, disa ndërhyrje kërkojnë shumë muaj punë”, tha kryetari i Bashkisë.

Në kopshtin 25/a janë kryer një sërë ndërhyrjesh që kanë bërë të mundur rinovimin e thuajse të gjitha ambienteve të brendshme dhe të jashtme të godinës. Kështu, ambientet e lojës dhe të fjetjes janë shtruar me parket druri, ndërsa janë vendosur dyer dhe dritare dhe dyer të reja druri dhe duralumini. Një ndërhyrje e rëndësishme në këtë kopësht është bërë edhe në tarracë, për të shmangur lagështirën nga shirat dhe të nxehtin në verë. Gjithashtu, është ndërtuar një ambient i posaçëm për kaldajën i vendosur jashtë objektit, si dhe është vendosur një sistem qendror ngrohje. Janë vendosur gjithashtu sinjalizimet dhe sistemet e mbrojtjes kundër zjarrit. Sa i përket ambientit të jashtëm është bërë sistemimi dhe gjelbërim i territorit, si dhe kanalizimet e ujërave të zeza e të bardha.

Next Post
Drake e Rihanna ndahen, reperi gjen një bukuroshe tjetër

Drake e Rihanna ndahen, reperi gjen një bukuroshe tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In