• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia nis projektet, në Tiranë do të ndërtohen edhe 11 kënde për fëmijë

by Java News
17/03/2016 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas nismës së suksesshme “Adopto një çerdhe”, Bashkia e Tiranës ka nisur sot projektin për rikonstruksionin e plotë të kopshteve të Tiranës, si dhe krijimin e 11 kënde lojërash për fëmijët në 11 zona lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Veliaj ne kopshtin nr. 2 (2)
 kopshti nr 2 ne kryeqytet

 Puna ka nisur nga Kopshti nr. 2 te “21 Dhjetori”, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pasi falenderoi kompaninë “Kontakt shpk” për punën e kryer, theksoi se pas nismës së suksesshme “Adopto një çerdhe”, bashkia ka nisur të bëjë të njëjtën gjë edhe me kopshtet e kryeqytetit. “Sot nisim një projekt shumë të rëndësishëm për familjet dhe fëmijët e Tiranës. Një projekt, i cili do të rikonstruktojë totalisht 23 kopshte të qytetit tonë. Ka kopshte që janë ndërtuar që në vitin 1916 apo edhe disa të rinj, disa kanë nevojë për rikonstruksion që ndoshta është 100 vite me vonesë, disa ndoshta 20 vite me vonesë, siç është Kopshti nr. 2, nga ku po nisim punë sot”, tha kryebashkiaku Veliaj.

 Sipas tij, është parashikuar që puna të vijojë me ritme të larta në mënyrë që çdo javë të kemi një kopsht të rikonstruktuar, pa penguar aktivitetin e tyre ditor. “Ky është një nga projektet madhore të këtij viti për fëmijët e Tiranës. Vjet mbyllëm dhe pajisëm 31 çerdhet e qytetit, ndaj këtë vit vazhdojmë me 23 kopshtet”, tha Veliaj. Ai shtoi se kjo është një tjetër dëshmi se për Bashkinë e Tiranës, fëmijët janë të parët.

 Një lajm tjetër i mirë për fëmijët e Tiranës është edhe nisja e punës për ndërtimin e 11 këndeve të lojërave në 11 lagje të ndryshme të qytetit. “Më vjen mirë që do të vijojmë me ndërtimin e 11 këndeve të lojërave për fëmijë në të 11 lagjet urbane të Tiranës. Kështu, jo vetëm nuk ndalemi në punën tonë, por përveçse përfundojmë 23 kopshtet e Tiranës dhe këndin e lojërave te Parku i Liqenit, por do të kemi edhe 11 kënde lojërash në 11 lagjet e Tiranës. Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët të kuptojnë se një qytet nuk bëhet me kritika, nuk bëhet as duke dhënë mend e as opinione, por vetëm me punë”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

 Kreu i Bashkisë së Tiranës falenderoi inxhinierët dhe arkitektët e rinj që i janë bashkuar kësaj nisme, duke theksuar në të njëjtën kohë, se kjo është mënyra më e mirë për këdo që kërkon të kontribuojë për qytetin dhe në mënyrë të veçantë për fëmijët. “Unë besoj se kemi nevojë që të shkruajmë historinë e qytetit dhe jo të bëjmë histeri; besoj se ata që duan të shkruajnë historinë lënë një produkt konkret si shprehje e dashurisë së tyre për qytetin. Ndaj, dua t’i falenderoj të gjithë ata që sapo janë diplomuar si inxhinierë, arkitektë, urbanistë dhe ndoshta për ta, kjo është puna e tyre e parë konkrete. Ju priftë e mbara! Besoj se edhe për shumë të rinj të tjerë, që ndoshta nuk kanë dijen tuaj, por që duan të bëjnë diçka, e vetmja mënyrë se si mund ta bëjnë atë është jo duke ulëritur dhe protestuar, por duke bërë diçka konkrete”, tha Veliaj.

 Në Kopshtin nr. 2 po kryhen një sërë punimesh që nisin me drenazhimin dhe izolimin për eliminimin e lagështirës, zëvendësimi i parketit dhe pllakave të tualeteve etj. Gjithashtu, është parashikuar të ndërhyhet edhe në zëvendësimin e dritareve, dyerve dhe gjithë sistemit hidrosanitar.

Next Post

VIDEO/ Kur Trump përdor "lehjet" e Hillarit për fushatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In