• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia ndërhyn në 38 rrugë, Veliaj: Të mos humbasim kohë me bllokime si tek Astiri dhe Shqiponja

by A R
23/10/2020 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Njësinë 3 ka nisur transformimi i 38 rrugëve e rrugicave, të cilat do t’i japin një pamje krejt tjetër bllokut që kufizohet nga Rr. “Ilia Shyti”, “Marie Kraja”, “Sterjo Spasse”, “Vangjush Miho”, “Tonin Harapi”, si dhe Rr. “Arjan Xhumari”, “Paro Kita”, “Violeta Manushi” e “Genci Leka”. Pasi inspektoi punimet, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo buqetë investimesh i rrit vlerën e pronës së qytetarëve.

“Ajo që po ndodh në Njësinë 3 është si një revolucion. Sot po ndërhyjmë në 38 rrugë e rrugica, sidomos në zonat që janë zhvilluar pas viteve ’90, ku shumë qytetarë kanë shkrirë gjithë pasurinë e tyre, djersën, mundin dhe kursimet. Kishte ardhur koha për të vënë dorë, nuk do të bëjmë arna të vogla, por kemi shqepur të 38 rrugët, për të bërë kanalizimet, ndriçimin, të fusim telat poshtë dhe krijojmë hapësira për trotuare”, tha ai.

Veliaj siguroi banorët për përfundimin e punimeve në pranverë dhe kërkoi bashkëpunimin e tyre. “Mezi pres të kthehemi në pranverë, kur çdo gjë të ketë mbaruar. Çdo projekti që prek Bashkia e Tiranës i rrit vlerën pronës, ndaj dua t’i ftoj të gjithë qytetarët të jenë bashkëpunues, siç kemi qenë deri tani. E di që po ndërhyjmë në çdo cep të Tiranës, por janë punë që kanë pritur prej vitesh; në disa raste humbasim kohë kot, si tek Astiri dhe Shqiponja, dhe në disa raste na duhet të kapim kohën e humbur, sidomos në zonat e reja që i janë bashkuar Tiranës, si Fresku apo Liqeni i Thatë”, u shpreh kryebashkiaku.

Ai nënvizoi se në fund vlerësohet vetëm puna. “Kush punon shpërblehet! Ne e kemi fokusin te puna, ashtu si edhe ju, dhe besoj që vetëm duke qenë të përqendruar, do dalim faqebardhë”, theksoi Veliaj.

Deputetja e PS, Klotilda Ferhati theksoi vëmendjen që Bashkia e Tiranës i ka kushtuar gjithë zonës. Ajo vlerësoi bashkëpunimin e banorëve. “Janë qytetarë shumë bashkëpunues dhe që i vlerësojnë njerëzit e punës. Jam e kënaqur që i shërbej banorëve në këtë zonë sepse janë shumë të përgjegjshëm, janë banorë që kanë zgjedhur gjithmonë njerëzit e punës dhe jo njerëzit e gjumit”, deklaroi ajo.

Ndërkaq, në turin e takimeve në Njësinë 3, Veliaj mori pjesë dhe në përurimin e shtëpisë së znj. Alidije Mahmuti, e ndërtuar falës ndihmës së donatorëve privatë, që i janë bashkuar nismës së Bashkisë Tiranës. Gjithashtu, ai vizitoi edhe gjimnazin “A. Z. Çajupi”, ku bashkëbisedoi me nxënësit e mësuesit mbi ecurinë e deritanishme të procesit mësimor, si dhe për të parë nga afër masat anti-COVID.

Në takimin me stafin e njësisë administrative, kryebashkiaku kërkoi plotësimin e të gjitha dosjeve që kanë mbetur për dëmet e tërmetit dhe finalizimin e pagesave për qytetarët.

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi për ditën e shtunë, 24 tetor 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

Si e presin tifozët Kombëtaren kuqezi gjatë daljes në fushën e blertë në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

Gjithçka gati për duelin historik me Poloninë, lojtarët kuq e zi zbresin në fushë

March 26, 2026
Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

Akuzat për trafik droge dhe armë, Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork

March 26, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Deklarata e Kos dhe përsheshi me kos i sovranistëve

March 26, 2026
‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

‘Shqipëri etnike’, tifozët e Kombëtares dhurojnë spektakël në Varshavë (VIDEO)

March 26, 2026
Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

Nis futja e tifozëve në ‘PGE Arena’, ultrasit e Shqipërisë shoqërohen nga forca të shumta policie

March 26, 2026

Tani që diga e Berishës nisi të çahet

March 26, 2026
Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Ndeshja Sllovaki-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

March 26, 2026
Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

Kombëtarja luan me fanellën ‘e fatit’ në Varshavë, brenda dhomës së zhveshjes së Kombëtares! Ekipi niset drejt stadiumit

March 26, 2026
Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

Palestinezët skeptikë ndaj Izraelit/ Bordi i Paqes paraqet planin për çarmatosjen e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In