Bashkia merr fshesën, nesër nis pastrimi i Tiranës
Nesër që në meëngjes bashkia ka njoftuar se do të nisë një aksion në të gjithë hapësirën e kryeqytetit, por edhe nëpër komunat e vjetra, për të pastruar rrugët e vendet publike nga mbeturinat e plehrat e hedhura kudo. Kreu i bashkisë Erion Veliaj ka thirrur dje në zyrën e tij shtatë firmat që pastrojnë, sipas kontratave në fuqi, hapësirën e bashkisë së re të Tiranës.
Mësohet se ai u ka shprehur këtyre kompanive pakënaqësinë e tij për situatën aktuale dhe u ka kërkuar që të marrin përsipër atë për të cilën paguhen. Burime nga takimi thanë për Javanews.al se firmat e pastrimit kanë paraqitur para kryebashkiakut Veliaj ankesat e tyre për mungesën e pagesave për punën e kryer dhe pengesa të tjera, duke pranuar gjithashtu përgjegjësitë e tyre në një pjesë të rasteve.
Nesër pritet që të nisë një operacion i gjatë për pastrimin e kryeqytetit, i cili do të ndihmohet nga fakti që qyteti do të jetë gjysëm-bosh, për shkak të sezonit të pushimeve.









