• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bashkia: Janë marë masat për strehimin e romëve, dënojmë dhunën e vandalizmin

by A R
28/01/2016 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës përmes një njoftimi për shtyp shkruan se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për normalizimin e situatës së krijuar pas rënies së zjarrit në Shkozë, në barakat e komunitetit rom. Bashkia shkruan në njoftimin e saj se deri në saqrimin dhe zbardhjen e plotë të situatës janë ngritur disa çadra të reja pranë Qendrës Tranzitore të Emergjencave në Tufinë, ku dhe do të strehohen 11 familjet e prekura nga rënia e zjarrit.

“Deri në sqarimin e plotë të ngjarjes, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Prefektin e Tiranës, ka ngritur disa çadra të reja pranë Qendrës Tranzitore të Emergjencave në Tufinë për strehimin e përkohshëm të familjeve të prekura nga zjarri, deri në gjetjen e një zgjidhje e qëndrueshme për sistemimin e tyre afatgjatë. Qendra Tranzitore e Emergjencave strehon tashmë, disa familje të komunitetit rom në ambiente të sigurta për ta dhe fëmijët e tyre.

Bashkia e Tiranës po punon për një plan konkret për përmirësimin e jetesës së banorëve të këtij komuniteti. Në kuadër të këtij plani, bashkia ka përfunduar procedurat për fondet e programit IADSA për ndërtimin e 60 banesave dhe programeve të përshtatjes për fuqizimin e familjeve të këtij komuniteti.”- shkruhet në njoftim.

Bashkia ka denoncuar gjithashtu aktet e dhunës ndaj punonjësve të policisë së shtetit dhe pronës publike. Në njoftim bashkia i referohet edhe deklaratave të përfaqësuesit të PD Leonard Olli, duke theksuar se është për të ardhur keq që opozita kërkon të përfitojë politikisht nga këto situata.

“Bashkia e Tiranës dënon çdo akt dhune të ushtuar sot ndaj punonjësve të policisë nga disa anëtarë të familjeve të komunitetit rom, si dhe dëmet e shumta materiale të shkaktuara ndaj banesave sociale, ku aktualisht jetojnë disa familje rome, të cilat kanë përfituar një banesë sociale me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, sipas të gjitha rregullave të përcaktuara për aplikim nga Bashkia e Tiranës.

Gjithashtu, Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen për deklaratat e këshilltarëve të Partisë Demokratike të cilët, si çdo herë tjetër, edhe në këtë rast shpejtuan të përfitojnë nga situata e familjeve të komunitetit rom në Shkozë për kapital politik. Gjatë 4 viteve të fundit, kur në krye të Bashkisë së Tiranës ishte vetë kryetari i PD-së, nuk dhanë kurrë asnjë zgjidhje konkrete për këto familje, duke i injoruar dhe nxjerrë në qiell të hapur për llogari të lejeve për pallate.

Inkurajimi i vandalizimit të pronës publike, sipas modelit të protestave të PD-së, për t’i marrë zgjidhjet me dhunë, nuk funksionon dhe nuk do të tolerohet në qytetin e Tiranës.”- përfundon njoftimi.

Next Post

Pas dënimit me 9 vite burg, lideri serb Ivanoviç dërgohet në qeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

February 19, 2026
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Meta mbyll Mbrojtjen, pritet të nisë gjykimi për ish-presidentin

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Firmoset Bordi i Paqes! Firmosin 50 shtete, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

February 19, 2026
“Bordi i Paqes, shkund OKB”, Rama: Vlerësojmë rolin vendimtar të Trump për të vendosur paqen në Gaza

Rama mbron UÇK në Bordin e Paqes, analisti: Fjalimi i kryeministrit, fitore për Shqipërinë

February 19, 2026
Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Humbi jetën gjatë punës elektricisti 27-vjeçar, rrëfimi i fqinjit: Punonte në kushte të vështira

February 19, 2026
Prurjet e shumta të lumit Devoll shkaktojnë rrëshqitje dherash dhe dëmtimin e urës së Gjinikasit në Maliq

Prurjet e shumta të lumit Devoll shkaktojnë rrëshqitje dherash dhe dëmtimin e urës së Gjinikasit në Maliq

February 19, 2026
ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Shpërthim i kontrolluar me eksploziv nesër në Llogara për hapjen e rrugës

ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Shpërthim i kontrolluar me eksploziv nesër në Llogara për hapjen e rrugës

February 19, 2026
Richard Grenell poston mesazhin e Trump për Kosovën: Nëse keni probleme me Serbinë më telefononi

Richard Grenell poston mesazhin e Trump për Kosovën: Nëse keni probleme me Serbinë më telefononi

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

February 19, 2026
Dhoma Amerikane themelon Komitetin e të Rinjve dhe Sipërmarrjes në Tiranë, ambasada e SHBA: T’i kthejmë pengesat në mundësi!

Dhoma Amerikane themelon Komitetin e të Rinjve dhe Sipërmarrjes në Tiranë, ambasada e SHBA: T’i kthejmë pengesat në mundësi!

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In