• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Bashkia i dedikon mbjelljen e një peme në Parkun “Europa” Rozmari Jorganxhi, Veliaj: “Tirana di t’i nderoje figurat e saj”

by Java News
23/10/2021 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pemë në qender të Tiranës per mexosopranon e njohur shqiptare, Rozmari Jorganxhi, e cila u nda nga jeta një vit më parë, në moshën 83-vjeçare. Familjarë, miq, artistë apo ish-nxënës e studentë të këngëtares me famë ndërkombëtare u mbledhen për ta përkujtuar përmes një ceremonie të organizuar nga Bashkia e Tiranës, në nder të figurës së njohur të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe jo vetëm, pasi Jorganxhi 10 vitet e fundit të karrierës së saj ia kushtoi Teatrit “Giusepe Verdi” në Trieste të Italisë.

“Është vërtet emocionuese të jem sot ketu me shumë miq, per te perkujtuar nje personalitet si Rozmari Jorganxhi,” u shpreh mes emocionesh, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas performancës muzikore të mbajtur nga grupi muzikor “Rozafa Expression”, dirigjuar nga profesor Zef Çoba, ish-nxënës i solistes lirike, po ashtu dirigjente e korit të TOB.

“Sot jam i nderuar që do të mbjellim një pemë mu në zemër të qytetit, për të kujtuar të dashurën tonë Rozmari Jorganxhi. Ditë si kjo na kujtojnë personalitetet që do mbeten këtu edhe kur ne kalimtarët të mos jemi më. Teksa mbjellim këtë pemë sot, një përkujtim shumë i veçantë, dua që sa herë që të kaloni e të shihni atë pemë që hedh rrënjë, të kujtoni mikeshën tonë dhe ata që lanë gjurmë në qytetin tonë. Kur të shkruhet historia nuk do mbahet mend zhurma, por do mbahet mend muzika, e cila do ketë një vend të veçantë në memorien, por edhe në hapësirën fizike të këtij qyteti,” tha më tej kryebashkiaku Veliaj.

Djali i mezzosopranes së njohur, e quajtur edhe mbretëresha e muzikës Bel Canto në Trieste, kantautori i njohur Gergj Leka, shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij të thellë në emër të gjithë familjes, sidomos ndaj Bashkisë së Tiranës. “Unë jam mësuar të flas për muzikën, por të flasësh për nënën është shumë e vështirë. Sot i jam shumë mirënjohës Bashkisë së Tiranës, i vetmi institucion që u kujtua për Rozmari Jorganxhi si artiste, falë kulturës, zemërgjerësisë dhe mirësisë së zotit Veliaj dhe një stafi të mrekullueshëm. Ju faleminderit shumë të gjithëve. Nuk kam si të mos falënderoj dhe të gjithë miqtë e nënës sime, e them me gjithë gojën miqtë, pastaj kolegët që na u bashkuan në këtë ditë,” u shpreh kantautori Gjergj Leka.

Rozmari Jorganxhi ka interpretuar me profesionalizëm në nivele të larta role nga operat kombëtare, por edhe ato ndërkombëtare. Jorganxhi ishte e para dirigjente femër e Teatrit të Operas dhe Baletit. Më vonë ajo u transferua në Teatrin Giusepe Verdi të Triestes ku këndoi për 10 vjet.

Next Post
Tragjedia në Tetovë/ Manastirliu bisedë me homologun e Maqedonisë: Të gatshëm për të ndihmuar!

Ministrja Manastirliu: “Infektimet janë rritur, por situata është nën kontroll. Vaksinimi e vetmja ‘armë’"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane

March 9, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

March 9, 2026
Kriza e Hormuzit dhe lufta në Iran thellojnë panikun, nafta i drejtohet pragut të 100 dollarëve për fuçi

Kriza e Hormuzit dhe lufta në Iran thellojnë panikun, nafta i drejtohet pragut të 100 dollarëve për fuçi

March 9, 2026
Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In