Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe këtë fundjavë mbjelljen e pemëve në zonat e kryeqytetit.
Aksioni i bashkisë u përqendrua në zonën jugore të liqenit të Tiranës, në pjesën që më parë shërbente si vendgrumbullimi mbetjesh urbane.
Në një postim të tijin në Facebook, kryebashkiaku Veliaj shkruan se në 9 muaj janë mbjellë 9 mijë pemë në parqe, rrugë dhe lulishtet e Tiranës.
“Faleminderit për mbështetjen – 9000 pemë për 9 muaj. Qindra shelgje e kumbulla të kuqe ju shtuan bregut jugor të Liqenit!
Gjërat nuk janë perfekte, por përmirësohen kur secili kontribuon me dashamirësi! Punë, jo fjalë”, shkroi Veliaj në komentin e tij./a.m.