• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës rrit sërish pagat për punonjësit e shërbimit zjarrfikës

by Java News
23/11/2017 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë punonjësit e sektorit të mbështetjes e logjistikës në Drejtorinë e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, njohur ndryshe edhe si shërbimi zjarrfikës do të përfitojnë rritje page. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka propozuar sot Këshillit Bashkiak projektvendimin “Për miratimin e nivelit të pagave të  punonjësve të sektorit të mbështetjes e logjistikës së shërbimit zjarrfikës, i cili vjen në kuadër të ndryshimeve në legjislacionin e pagave si dhe të rritjes së nivelit të pagave në nivel qendror dhe vendor. Në kuadër të rritjes së nivelit të pagave në rang vendi, Këshilli i Ministrave ka miratuar nivelet e pagave për gradë dhe shtesave mbi pagë.

Duke qenë se në organigramën e MZSH-së pozicionet mbështetëse të logjistikes nuk përfshihen në funksionet me gradë dhe rrjedhimisht nuk kanë referencë page në vendimin e Këshillit të Ministrave, del i domosdoshëm miratimi i nivelit të pagave edhe për këto kategori. Propozimi parashikon:

1. Shtesa për vjetërsi në punë për kategorinë I të jepet në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe të llogaritet mbi pagën e grupit.

2. Shtesa për vjetërsi në punë për kategorinë II të jepet në masën 1% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe të llogaritet mbi  pagën bazë.

Aplikimi i pagave të reja për këto kategori propozohet të fillojë nga data 1 Mars 2017 dhe efektet financiare të rritjes së pagave do të përballohen nga buxheti i MZSH-së për vitin 2017. Pra të gjitha kategoritë që përfitojnë nga ky vendim do ta përfitojnë rritjen që nga 1 marsi i këtij viti. Në fakt kjo nuk është hera e parë që Bashkia e Tiranës bënë rritje për paga dhe trajtimin e punonjësve të shërbimit zjarrfikës si shpërblim dhe vlerësim për punën që ata kanë bërë gjatë këtij viti, si në momentin e ngricave në Janar ashtu edhe gjatë emergjencës së zjarreve në verë. Vetëm pak javë më parë Këshilli Bashkiak miratoi një tjetër vendim sipas të cilit punonjësit e shërbimit zjarrfikës në kryeqytet morën një pagë shpërblim dhe një shtesë page prej 25% për punën e kryer jashtë orarit zyrtar.

“Ne kaluam edhe shpërbim edhe shtesat e pagave për zjarrfikësit. Ajo që na u bë me dije është se ka disa punëtorë të logjistikës që ndoshta nuk kanë statusin zjarrfikës por që janë pjesë e gjithë operacioneve të shpëtimit, të shuarjes së zjarrve apo të emergjencave që gjithashtu duhen trajtuar”, u shpreh Veliaj.

a.ç

Next Post
“Nuk u ngope? Më duhen 38 mln $”, debati Braçe-Shehaj (VIDEO)

"Nuk u ngope? Më duhen 38 mln $", debati Braçe-Shehaj (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In