• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës, plan me 10 masa për të përballuar situatën e të ftohtit

by A R
05/01/2017 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën drejtimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj u mbajt sot mbledhja e parë e Shtabit të Emergjencave të Bashkisë Tiranë për të përballuar situatën e përkeqësuar të motit që në orët në vijim mund të prekë edhe Tiranën. Në fjalën e tij para këtij anëtarëve të shtabit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se është misioni i këtij shtabi , jo vetëm të informojë publikun, por edhe të sigurohet që në çdo rast shërbimet e Bashkisë Tiranë dhe strukturave të tjera të emergjencës të jenë aty prezente.

 “Dua t’i garantoj të gjithë qytetarët që ne po marrim çdo masë, po përdorim çdo mjet, me stafin tonë të burimeve njerëzore në terren, gjatë gjithë turneve të natës, sidomos në 4-5 ditët e ardhshme. Vëmendje të veçantë do ta kemi veçanërisht atyre që kanë nevojë më shumë mbështetje, që janë persona në kushte rruge, ata që janë të moshuar, pa një ndihmë dhe që jetojnë ndoshta të vetmuar, për faktin se jetojnë fëmijët në emigracion ose për rrethana të tjera”, tha Veliaj. Më tej ai bëri të ditur edhe planin e masave që janë marrë për përballimin e kësaj situate ndërsa kërkoi edhe bashkëpunimin e qytetarëve që situata e pritshme të mos ketë pasoja së pari në jetë njerëzish dhe së dyti në pronën e qytetarëve.

 Për këtë ai theksoi se janë marrë masa që çdo qytetar i Tiranës të jetë i sigurt dhe të ketë një strehë të ngrohtë kur të arrijë ky i ftohtë polar, ndërsa kërkoi që çdo qytetarë të ndihmojë fqinjin e rrezikuar dhe të njoftoi në numrin e gjelbër të bashkisë 0 8000 888, si dhe zjarrfikësit në numrin 112 për çdo emergjencë.

 Më konkretisht, duke folur për planin e masave të marra në kuadër të kësaj situate, Veliaj theksoi se ka urdhëruar sot që të jenë të hapura 24 orë të 24 njësitë administrative të Bashkisë Tiranë, për të ofruar mundësi strehimi dhe ngrohje për qytetarët ne nevojë.

 Ai bëri të ditur se në rast nevoje do të përdoren të gjitha kopshtet, shkollat, madje pallati i sportit apo edhe konviktet e nxënësve dhe të studentëve, duke qenë se ende nuk ka filluar ende shkolla.

 Madje Veliaj bëri të ditur se gjithashtu e hapur për të gjithë qytetarët në nevojë dhe që preken nga kjo situatë do jetë edhe selia e Bashkia e Tiranës, përfshi ambientet e zyrës së tij si dhe zyra e Këshillit Bashkiak.

 Kryebashkiaku bëri të ditur se janë siguruar batanije, veshje të ngrohta, dru dhe lëndë djegëse për të gjithë ata qytetarë që janë strehuar në qendrat e emergjencës së Bashkisë Tiranë, kryesisht në zonën e Shkozës, zonën e Tufinës, në zonën e Bregut të Lumit.

 Po ashtu do të jenë të hapura për të gjithë qendrat sociale, që në mënyrë ditore i shërbejnë njerëzve në nevojë dhe që ndodhen në Kombinat, Laprakë, Shkozë, si dhe ajo tek stacioni Trenit.

 Ndërkohë që grupet e punonjësve socialë dhe të Policisë Bashkiake do të patrullojnë në terren për t’u kujdesur sidomos për fëmijët dhe për të rriturit në situatë rruge dhe për tu krijuar atyre lehtësira zhvendosje në një nga strehët më të afërta, qoftë në Bashkinë e Tiranës, qoftë në një nga 24 njësitë, në shkollë, në kopsht apo në konvikt.

 Nga ana tjetër për të patur një koordinim më të mirë të gjitha strukturave të gjithë administratorët janë urdhëruar që të mbledhin të gjithë ndërlidhësit dhe kryepleqtë në mënyrë që të bëhet  një identifikim paraprak, kryesisht të atyre që janë persona me aftësi të kufizuar ose të moshuar që jetojnë të vetmuar, si dhe që jetojnë pa asistencë për të cilët do të krijohet një database.

 Gjithashtu janë marrë masat që ndërmarrjet e Bashkisë, sidomos në zonat e thella të Tiranës, të bëjnë shpërndarjen e kripës në rrugë si dhe vendosjen e të gjithë ekskavatorëve në pikat kryesore ku dhe priten problem.

 Kryebashkiaku Veliaj i bëri thirrje gjithashtu qytetarëve që të jenë bashkëpunues dhe të evitojnë në maksimum lëvizjet në të ftohtë, aktivitetet e rënda fizike që shkaktojnë djersitje dhe që më pas përfundojnë në hipotermi. Gjithashtu ai ka kërkuar që të shmangen lëvizjet dhe ekskursionet drejt malit të Dajtit për shkak të rrugëve të bllokuara dhe ngricës.

 “I lus të gjithë qytetarët që të njoftojnë shërbimet tona të emergjencës, Policinë e Shtetit apo urgjencën në numrin 112 nëse shihni njerëz në nevojë apo në një situatë hipotermie që paraqesin shenja si dridhje apo kapitje, konfuzion, mungesë artikulimi apo marrje mendsh, njerëz dhe qytetarë që mund t’i hasni në rrugë dhe mund t’i ndihmoni vetëm me një telefonatë”, bëri thirrje Veliaj.

 Ai ka kërkuar gjithashtu ndihmën edhe të atyre që shërbejnë nëpër bare dhe lokale, që nëse kanë klientë që janë në situatë alkoolizimi ose kanë konsumuar mbi normën, të njoftojnë policinë ose shërbimet bashkiake për të evituar daljen e tyre në të ftohtë.

Next Post
Shkencëtarët japonezë: Përgatisni këtë pije për të larguar helmet nga trupi

Shkencëtarët japonezë: Përgatisni këtë pije për të larguar helmet nga trupi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

March 3, 2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

March 3, 2026
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

March 3, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat priten deri në 21 gradë Celcius

March 3, 2026
Ndryshime në arsimin parauniversitar, njohja e diplomave, mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe

Ndryshime në arsimin parauniversitar, njohja e diplomave, mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe

March 3, 2026
A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

March 3, 2026
GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

March 3, 2026
Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

Drejtori i Mjedisit sherr brenda institucionit me zyrtarin e IKMT/ Inspektorati i Përgjithshëm i pezullon nga detyra: Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi

March 3, 2026
E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

E rëndë në Itali, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë pasi u rrëzua në park

March 3, 2026
Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

Mburojë digjitale për familjet, fillon funksionimi i regjistrit të personave të përjashtuar nga lojërat e fatit

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In