• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës nuk fle gjumë…

by Eduard Zaloshnja
15/11/2017 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në bllokun ku banoj unë, është ndërtuar një kënd lojërash i ri. Pasi u ndërtua këndi dhe u asfaltuan (për herë të parë histori), rrugicat e bllokut tonë, banorëve që pa dyshim u kënaqën, u lindi edhe një shqetësim. Automjetet filluan të lëviznin më me shpejtësi në rrugicat e lagjes, duke u shndërruar në një rrezik për fëmijët që luanin në këndin e ri të lojërave. Kështu, banorët ia përcollën bashkisë këtë shqetësim.

Fill pas kësaj, bashkia dërgoi menjëherë punonjësit e saj, të cilët m’u përpara këndit të lojërave, vunë një polic të shtrirë (një nga ato gungat që vihen mbi asfalt, për t’i detyruar ngarësit e automjeteve të ulin shpejtësinë). Gjithashtu, ata vunë një parapet, për ta ndarë këndin e lojërave nga rruga, në mënyrë që fëmijët e vegjël, të mos dilnin drejtpërdrejt në këtë të fundit. Por le të kthehemi 6 vjet mbrapa në kohë…

Në bllokun tonë banojnë edhe disa deputetë dhe ish-deputetë të opozitës aktuale. Fill pasi Lulzim Basha u bë kryebashkiak i Tiranës, banorët shpresuan se rrugicat e lagjes do të asfaltoheshin, meqë deputetët ishin atëherë më shumicë. Por banorët u zhgënjyen – vetëm rrugicës që lidhte rrugën kryesore me pallatin ku banonte një nga deputetët, iu hodh, shpejt e shpejt, një shtresë e hollë asfalti (për trotuare nuk bëhej fjalë). Ndërsa rrugicat e tjera mbetën me pluhur e me baltë, siç kishin qenë qysh para 60 vjetësh.

Dhe blloku ynë i banimit, ndodhet vetëm 500 metra larg sheshit Skënderbej…Por ç’ndodhi rishtazi në bllokun tonë? Të gjitha rrugicat janë asfaltuar dhe janë pajisur me trotuare. Sinjalistika rrugore, si ajo horizontale edhe vertikale, mbulon çdo metër të rrugicave të bllokut. Pranë pallateve janë vendosur stola për banorët dhe janë mbjellë lule e shkurre dekorative. Në një shesh të vogël, që deri dje mbulohej nga hedhurat, u ndërtua i sipërcituari kënd i lojërave për fëmijët.

Me pak fjalë, blloku ynë i banimit nuk ngjan më me një bllok banimi të Kandaharit, por me një bllok europian. Dhe më e bukura është se punimet u kryen nga punonjësit e bashkisë, e jo nga ndonjë firmë private që ta krip kokën, kur fiton tenderin. Por a do t’ia vlente të shkruhej ky artikull në qoftë se blloku ynë do të kishte qenë i vetmi që është rregulluar? (I është bërë rikualifikim urban, thuhet në gjuhën e urbanistëve). Janë gjithsej 13 blloqe të rregulluara në Tiranë në dy vitet e fundit, janë ndërtuar / rinovuar gjithsej 21 kënde lojërash.

Lulzim Basha akuzohet shpesh nga kundërshtarët e vet politikë se fjeti gjumë gjatë katër viteve që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, ndërsa Erion Veliaj akuzohet nga kundërshtarët e tij se ka më shumë fjalë se sa punë. Akuzat i kanë dëgjuar të gjithë. Por edhe punët e bëra nga Bashkia i kanë parë të gjithë banorët e Tiranës…

Next Post
Anëtarja që u sulmua në mbledhjen e kryesisë: PD vuan nga një sindromë që është e panjohur

Anëtarja që u sulmua në mbledhjen e kryesisë: PD vuan nga një sindromë që është e panjohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In