• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës merr çmimin “Institucioni Inovativ i Vitit”

by A R
26/05/2016 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Projektet inovative të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës gjatë vitit këtij viti janë vlerësuar nga Infocom Albanian Telecom me çmimin “Institucioni Inovativ i Vitit”. Çmimi i është dorëzuar sot përfaqësuesve të Bashkisë së Tiranës, gjatë forumit të mbajtur nga Infocom Albanian Telecom.

 Projekti që është vlerësuar nga ekspertët e teknologjisë si risi për institucionet shqiptare është aplikacioni Tirana Ime, nëpërmjet të cilit qytetarët e Tiranës raportojnë problematikat që vërejnë në qytet dhe Bashkia përgjigjet me rregullimin e tyre.

 Gjatë konferencës që zhvillohet për të shtatin vit radhazi, kompanitë lider në treg që ofrojnë shërbime apo produktet janë vlerësuar me disa çmime për kontributin e dhënë në zhvillimin e tregut. Komiteti Organizativ i Infocom Albania 2016 pas vlerësimit të kryer për performancën e institucioneve shqiptare për sa i përket zhvillimeve teknologjike dhe inovacionit, vendosi që Bashkia e Tiranës të marrë çmimin për risitë inovative të sjella për këtë vit. Çmimi për Bashkinë është tërhequr nga Drejtori i Përgjithshëm i Zhvillimit Ekonomik, Enkelejd Musabelliu.

 Forumi është organizuar nga Protik Inovation Center. Një prej inovacioneve teknologjike të Bashkisë së Tiranës që është vlerësuar më së shumti ka të bëjë me aplikacionin “Tirana ime”. Në këtë program që mund të shkarkohet nga cilido që ka një telefon të mençur mund të gjenden shumë informacione mbi trafikun në kohë reale, vendet e parkimit, institucionet, linjat e autobusëve dhe detaje të tjera mbi qytetin. (javanews.al /r.a)

Next Post

Varufakis shkruan këngë për isopolifoninë shqiptare në Venecia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In