• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës merr certifikimin ISO 9001 nga DEKRA, Veliaj: Gjetëm një qytet të falimentuar, sot jemi kryeqyteti i Turizmit

by A R
13/09/2024 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një vlerësimi 6-mujor, kompania e njohur gjermane DEKRA, e specializuar në certifikimin e institucioneve për sistemet e menaxhimit të cilësisë në shërbim, ka vlerësuar me certifikatën ISO-9001 administratën qendrore të Bashkisë së Tiranës. Kështu, Bashkia e Tiranës bëhet bashkia e parë në vend, e cila certifikohet nga një kompani e huaj për menaxhimin e punëve të qytetit.

Në ceremoninë zyrtare të marrjes së certifikimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për qytetin, i ardhur nga puna e përbashkët e skuadrës që i shërben çdo ditë një milion qytetarëve dhe ka transformuar Tiranën. “Urime për këtë super vlerësim! Është një arritje e përbashkët e kësaj skuadre fantastike, që ka transformuar kryeqytetin, e kësaj skuadre që Tiranën e bëri Kryeqytetin Evropian të Rinisë, më pas Qytetin Europian të Sportit, dhe vitin tjetër Kryeqytetin Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut, por mbi të gjitha, të një skuadre që i shërben me dinjitet, me cilesi dhe respekt një milion banorëve të qytetit tonë. Ky vlerësim është për administratën qendrore të bashkisë dhe njësive administrative. Një administratë, e cila proceson, trajton dhe zgjidh 50 mijë problematika në vit ose rreth 150 raste në ditë. 50 mijë halle në vit zgjidhen nga kjo administratë, e cila filtrin ose “lupën” e këtyre 6 muajve bashkëpunim me kompaninë prestigjioze gjermane DEKRA dhe agjentët e saj në rajon, e ka kaluar me notën 10. Ne po bashkëpunojmë me “Delivery Associates” dhe DEKRA, si kontrollorë të cilësisë, për t’u siguruar që procedurat tona, mënyra si i marrim vendimet, mënyra si i trajtojmë shqetësimet e qytetarëve janë ato të duhurat”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se në vitin 2015, Tirana konsiderohej si kryeqyteti i fasonerisë dhe kishte një administratë të falimentuar, ndërkohë sot ka një buxhet 10 herë më të madh për punët e qytetit dhe ka si kryefjalë të ekonomisë së saj turizmin dhe punët digjitale.

“Ne morëm një qytet të falimentuar, gjetëm një bashki të falimentuar. Sot, bashkia ka një buxhet 10 herë më të madh, çka do të thotë se mund të bëjë 10-fishin e punëve. Në vitin 2015 morëm një skuadër të ngjashme me “Delivery Associates” dhe DEKRA, siç ishte Qendra e Harvardit, për të na bërë një skaner të ekonomisë së Tiranës. Skaneri na rezultoi se 25% e produktit të Tiranës ishin tekstil dhe 25% të tjera ishin këpucë. Pra, ne ishim kryeqyteti i fasonerisë. Kur bëmë të njëjtin skanim vjet, 25% e Tiranës sot është turizëm dhe 25% janë punët dixhitale; pra, është transformuar 50% e ekonomisë. Është një zinxhir i jashtëzakonshëm ekonomik që e ka transformuar Tiranën nga kryeqyteti i fasonerisë, në kryeqytetin e turizmit dhe punëve dixhitale”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku u ndal edhe te transformimi i institucioneve arsimore gjatë këtyre viteve, kur në Tiranë janë ndërtuar 45 shkolla të reja, me të njëjtat standarde si në periferi edhe në qendër. “Administrata para nesh nuk kishte ndërtuar asnjë shkollë të re. Kurse ne këtë javë hapëm shkollën e 45-të në Tiranë. Sot të gjitha shkollat e reja, se quhet “Sami Frashëri”, se është “Emin Duraku”, “Xhezmi Delli”, “Servete Maçi”, “Kosova” apo “Partizani”, janë të gjitha me të njëjtin standard për qytetarët, nga qendra deri në periferi. I morëm çerdhet dhe kopshtet kur ishin më keq se burgjet, se burgjet i kishin bërë të standardeve të BE. Fëmijët vërtet mund të jenë 25% e popullsisë, por janë 100% e së ardhmes. Sot mjafton vetëm një statistikë për të kuptuar sa janë përmirësuar çerdhet dhe kopshtet: Nga 3 mijë fëmijë në 2015, sot shërbehen 16.850. 5 herë e gjysmë më shumë dhe përsëri ka kërkesa dhe përsëri duhet të punojmë”, tha ai.

Kompania gjermane DEKRA, e cila është aktive prej 90 vitesh, e themeluar në vitin 1925 në Berlin, është sot një nga organizatat kryesore të ekspertëve në botë, me shërbime ekspertësh të kualifikuar dhe të pavarur, e cila punon për sigurinë në më shumë se 50 vende. Certifikimi ISO 9001 është Standardi Ndërkombëtar i Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë dhe merrja e kësaj certifikate nënkupton se Bashkia e Tiranës është një institucion që ofron shërbime të certifikuara dhe me standarde.

Next Post
Vrasja e dyfishtë në Roskovec, familjet kishin miqësi të vjetër, zbulohen detaje

Vrasja e dyfishtë në Roskovec, familjet kishin miqësi të vjetër, zbulohen detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com