• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Bashkia e Tiranës/ Mazniku: Do të ndërhyjmë në 100 lagje në gjithë qytetin

by Java News
02/11/2019 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmirësimi i infrastrukturës, projekti i “100 Lagjeve”, fuqizimi ekonomik dhe vendet e reja të punës do të jenë fokusi i Bashkisë së Tiranës. Nga shkolla “1 Maji” në kryeqytet, në dëgjesën me banorët e Njësive 1, 2 dhe 3, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku shpjegoi 4 kolonat kryesore mbi të cilat është planifikuar projektbuxheti për vitin e ardhshëm dhe investimet që pritet të sjellin impakt pozitiv në cilësinë e jetës së banorëve të qytetit.

“Fokusi i punës, jo vetëm për këtë vit, por që do të zgjasë përtej këtij viti, do të jetë i ndarë në 4 kolona kryesore. Do të vijojmë të investojmë në çerdhe, kopshte, shkolla. Kemi një punë shumë të madhe për të bërë. Fillojmë brenda këtij viti kampusin e qytetit studenti, i cili do të ketë tre elementë të rëndësishëm zhvillimor”, tha Mazniku. Fokusi i dytë i rëndësishëm i punës së Bashkisë së Tiranës do të jetë ekonomia dhe punësimi. “Në 4-vjeçarin e parë u fokusuam shumë në infrastrukturën bazike të qytetit, në pastrim, rrugë dhe kanale. Tani do të kemi fokus më të madh te ekonomia dhe punësimi, siç është zona e re ekonomike e Tiranës, e cila do të fokusohet në prodhim e manifakturë, për të krijuar vende të reja të punës. Po ashtu, edhe tregun agroushqimor, në mënyrë që edhe zonat rreth e qark të Tiranës të ketë një treg për të sjellë produktet e tyre”, tha ai.

Ndërkaq, brenda programit kombëtar të 100 fshatrave, përfitues do të jenë edhe Shëngjergji, Sheshi, Peza dhe Pëllumbasi. “Për të pasur mundësinë për të çuar aty turizëm, bujqësi dhe agrobiznes, në krijimin dhe zhvillimin e zonës rreth e qark Bulevardit të Ri, si një zonë e fokusuar në financë e teknologji, që edhe aty të tërheqim kompani ndërkombëtare. Fokusi do jetë edhe tek shërbimet dhe një ndër punët që është duke u bërë është Bulevardi Zogu 1, për të pasur më shumë hapësira për shërbime, shopping, turizëm apo për kur vijnë miqtë ndërkombëtarë”, tha Mazniku.

Puna do të vijojë edhe për korridoret e gjelbra. “Në Bulevardin Veri-Jug, në Lanën që bën lidhjen Lindje-Perëndim, dhe zgjerimin e Lanës, në pyllin Orbital dhe në Unazën e Madhe. Do të vijojmë punën me Unazën e Madhe si një arterie kryesore e lëvizshmërisë në qytet”, shtoi Mazniku. Kolona e katërt është përmirësimi i shërbimeve të bashkisë për qytetarët. Nënkryetari Mazniku theksoi se po punohet në mënyrë intensive për të pasur mundësi që të gjithë mekanizmat e shërbimeve të ofrohen në një mekanizëm dixhital dhe të lehtësohet procedura e marrjes së shërbimeve nga Bashkia, nëpërmjet aplikacionit “Tirana Ime”.

Duke u ndalur më konkretisht në investimet që prekin banorët e njësisë Nr. 1, 2 dhe 3 në qytet, Mazniku theksoi se një prej investimeve më të rëndësishme është ai i zgjerimit të Lanës, si dhe një vëmendje e shtuar për të përmirësuar lëvizshmërinë në kryeqytet. “Projekte të rëndësishme si ai i zgjerimit të Lanës, i krijimit të Bulevardit në krahun tjetër, i projekteve të zgjerimit të rrugëve sekondare dhe shesheve në zona të ndryshme të Tiranës apo investimit te Parku i Liqenit, janë elementë që çojnë shpërndarjen e zhvillimit të qytetit, jo vetëm në qendër, por në të gjithë sipërfaqen”, tha ai.

Por, një nga projektet më të rëndësishme për këtë mandat është ai i 100 lagjeve, që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët. “Jemi fokusuar në riparimin e shumë lagjeve në qytet, por kjo është një çështje që merr kohë. Qyteti ka më shumë se 350 lagje. Ndaj, edhe kryetari ka nismuar si pjesë të këtij mandati 4 vjeçar, projektin e 100 lagjeve, ku do të synojmë të prekim 100 lagje në gjithë qytetin e Tiranës”, u shpreh Mazniku.

Si pjesë e programit të 100 lagjeve, në Njësinë 1 është parashikuar të prekë Bulevardin “Bajram Curri”, “Petro Nini Luarasi”, rrugën Taulantia dhe rrugën “Ali Demi”, lagjen “Idriz Dollaku”, Rruga “Ali Shefqeti”, “Ramazan Shushku” në Jug të Lumit të Lanës. Rrugën “Arben Lami”, “Ali Shefqeti”, “Aleksandër Konda”, “Themi Ibrahimi”, “Nikolla Mjekashi”, “Bajazit Shehu”, “Ali Ulqinaku” dhe “Shyqyri Basha”. Ndërkaq, zona 1 është edhe një prej njësive të para ku do të pilotohet furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë në ditë.

Ndërkohë, për sa i përket Njësisë 2, si pjesë e programit të 100 lagjeve, është blloku te Bulevardi “Bajram Curri”, “Petro Nini Luarasi”, rruga “Taulantia”, “Ali Demi”. Rikonstruksionin e rrugës “Murat Toptani” dhe rehabilitimin e rrugës “Xhorxh Bush”, si një ndër elementët turistik të qytetit.

Mazniku theksoi se nga përfundimi i Unazës së Re, përfitues direkt do të jenë banorët e të tre njësive 1, 2 dhe 3, duke lehtësuar edhe qarkullimin automjeteve në kryeqytet.

Next Post
VIDEO / Flamur Topi: 58 vitet e mia në ekranin e RTSH

VIDEO / Flamur Topi: 58 vitet e mia në ekranin e RTSH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In