• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës: Lajmet për vendosjen e një takse për qytetarët që vijnë në Tiranë janë FAKE NEWS

by Java News
21/11/2019 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajmi se qytetarët që vijnë në Tiranë do të paguajnë taksë është i pavërtetë. Përmes këshilltarit për median, Renato Kalemi, Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj lajmit të pavërtetë të përhapur dje nga disa media, duke sqaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj hodhi idenë për një ligj të veçantë për Tiranën, që ndihma e qeverisë përmes granteve për kryeqytetin të mos llogaritet në bazë të banorëve, por të përdoruesve ditorë të qytetit, duke qenë se në Tiranë merr shërbime e gjithë Shqipëria, e jo vetëm banorët e Tiranës.

“Në dëgjesën e djeshme në Komisionin Parlamentar të Ligjeve për projekt-buxhetin e vitit 2020, i ftuar edhe në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Autonomi Vendore, kryebashkiaku Erion Veliaj hodhi idenë për një ligj të veçantë për Tiranën, siç e kanë edhe kryeqytete të tjera në Europë (Roma apo Prishtina p.sh), që Tirana të trajtohet ndryshe nga grantet që qeveria jep për bashkitë. Pra, ndihma e qeverisë për Tiranën të mos llogaritet në bazë të banorëve, por të përdoruesve ditorë të qytetit, duke qenë se në Tiranë merr shërbime e gjithë Shqipëria, e jo vetëm banorët e Tiranës. Por, kjo deklarate u keqkuptua qëllimshëm nga disa media. Ndaj, Bashkia e Tiranës gjen rastin të sqarojë qytetarët e saj dhe opinionin publik, se të gjitha lajmet për vendosjen e një takse për qytetarët që vijnë në Tiranë janë të PAVËRTETA dhe një FAKE NEWS i sajuar nga pronare mediash gjobëvënëse dhe keqinformuese!”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës. /e.s/

Next Post
KPA e shkarkoi nga detyra, Besnik Muçi: Mekati im që aplikova në Kushtetuese, mëkati i Metës që më emëroi

KPA e shkarkoi nga detyra, Besnik Muçi: Mekati im që aplikova në Kushtetuese, mëkati i Metës që më emëroi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In