• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës koncert me rastin e Krishtlindjeve, Dhame: Vazhdojnë festat në Tiranë

by A R
24/12/2016 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e Krishtlindjeve, Bashkia e Tiranës do të organizojë një koncert të madh festiv. Në një dalje për mediat, Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit, Julinda Dhame, ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës që të ndjekin koncertin festiv që organizohet sot në sheshin “Nënë Tereza” në orën 18:00 .

“Bashkia e Tiranës vijon me organizimet për festat dhe sot ju fton të merrni pjesë në koncertin në vigjilje të Krishtlindjeve. Në këtë koncert festiv do të marrin pjesë tenorë si, Armando Kllogjeri, Kastriot Tusha, Marjana Leka. Ju ftojmë në orën 18:00 te sheshi “Nënë Tereza”, në koncertin e organizuar për të dytin vit radhazi”, tha Dhame.

Tenori i njohur, Armando Kllogjeri përshëndeti këtë nismë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa garantoi qytetarët për një atmosferë shumë të ngrohtë festive. “Një falenderim shumë i madh shkon për Bashkinë e Tiranës, për Kryetarin e Bashkisë, që me iniciativën e tij na jep mundësinë për të performuar pranë publikut në këto festa Krishtlindjesh kaq të bukura. Është hera e dytë që unë marr pjesë në këtë koncert. Koncerti do të ketë një larmi shumë të madhe performancash. Do jetë, Kastriot Tusha, Marjana Leka, balerinët, do jetë Kori i Liceut, që është përgatitur nga dirigjenti Bujar Alliu, do jetë dirigjent Bujar Llapaj. Dëshira ime është që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe, sëbashku të ngrohemi në këtë ambient, që është pak i ftohtë jashtë, por brenda shpirtërisht mendoj se do të jetë shumë i ngrohtë”, theksoi Armando Kllogjeri.

Krahas këngëve të njohura të Krishtlindjeve, në koncertin festiv nuk do të mungojnë as perla të muzikës botërore si “New York – New York”, “You know I am no good” por edhe këngët shqiptare, si “Moj e bukura more” apo “Kur më vjen burri nga stani”. Tenori Armando Kllogjeri dhe sopranoja Majrana Leka nën shoqërinë e orkestrës së UniArteve dhe korit të Liceut Artistik do të sjellin për kryeqytetasit edhe pjesë të zgjedhura nga opera “Turondot” e Giacomo Puçini-t apo opera “La Traviata”e Giuseppe Verdit.

Atmosfera e festës do të përcillet më së miri nga kori i fëmijëve të cilët do të sjellin një kolazh të këngëve të Krishlindjeve ndërsa koncerti do të mbyllet me një video promocionale për Tiranën, por dhe urimin e kryetari të Bashkisë, Erion Veliaj për çdo qytetar të Tiranës por edhe Shqipërisë në këtë fundvit.

Next Post
Alarmon FBI: Amerikën do ta sulmojë ISIS në fundvit

Alarmon FBI: Amerikën do ta sulmojë ISIS në fundvit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

U bllokua gjatë motit të keq, hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë

January 18, 2026
“Do marr valixhet dhe do iki…”/ Gruaja e ErikLloshit sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre

“Do marr valixhet dhe do iki…”/ Gruaja e ErikLloshit sqaron për herë të parë si është marrëdhënia mes tyre

January 18, 2026
Matura Shtetërore 2025/ Mes kritikave dhe propozimeve për ndryshim, ekspertët ndajnë qëndrimet

Ndryshime në kurrikulat shkollore, Gjuha Shqipe e Qytetaria, dy nga tekstet që do të preken më shumë në arsimin parauniversitar

January 18, 2026
Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

Dha dëshmi të rreme për vrasjen e motrës në 1997, zbutet masa ndaj 54-vjeçares dhe burrit të saj

January 18, 2026
Transmisioni i eskavatorit e godet në ofiçinë, humb jetën 51-vjeçari në Mirditë

Goditi për vdekje punëtorin/ Arrestohet 32-vjeçari, drejtues i eskavatorit

January 18, 2026
Incident në Fier, njerëzit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH-së dhe forcat operacionale! Disa të shoqëruar

U sekuestrua Ferrari dhe qindra kompjuterë! Detaje nga aksioni i SPAK kundër call-center: Kontroll në 28 ambiente

January 18, 2026
Hetimet/ Vijojnë kontrollet për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH! 10 të arrestuar, në kërkim… Për të humbur gjurmët ndërronin zyrat

Aksioni në dy pallate në Tiranë, reagon SPAK: U arrestuan 6 persona, mashtronin europianët me investime në kriptomonedha

January 18, 2026
Terror i ICE në Minneapolis: Nën hetim guvernatori dhe kryebashkiaku! Mobilizohet Garda Kombëtare

Terror i ICE në Minneapolis: Nën hetim guvernatori dhe kryebashkiaku! Mobilizohet Garda Kombëtare

January 18, 2026

Prapaskenat në Venezuelë: Njeriu i hekurt i Maduros bashkëpunoi me SHBA për rrëzimin e tij

January 18, 2026
Plas sherri mes dy vajzave në Elbasan, e reja godet me shkop gome 24-vjeçaren

Dhunohen kunatat në Korçë, njëra arrestohet, tjetra nën hetim

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In