• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bashkia e Tiranës fiton në Kushtetuese: Bie padia e ndërtuesve, në fuqi taksa 8% për ndërtimet në Tiranë

by Java News
02/11/2016 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Merr fund përplasja 1 vjecare e ndërtuesve me Bashkinë e Tiranës, të cilët kundërshtonin me forcë taksën 8% të ndërtimit të vendosur nga kryebashkiaku Veliaj një vit më parë, si një masë shtrënguese për të ulur ndërtimet në Tiranë, por edhe për të shmangur ndërtuesit abuzivë. Ndërtuesit e kishin ankimuar ligjin “Për sistemin e taksave vendore” në Gjykatën Kushtetuese, me shpresë që kjo e fundit të rrëzonte edhe taksën 8%.

Por, burime nga Gjykata Kushtetuese shprehen se në mbledhjen e sotme kërkesa e ndërtuesve u rrëzua me një votim të ngushtë 4 me 3 në favor të Bashkisë së Tiranës, duke lënë një herë e mirë në fuqi taksën 8% për ndërtuesit. Një betejë ligjore e cila është fituar nga Veliaj, e që i jep fund jo vetëm përplasjes së kryebashkiakut me ndërtuesit, por zeron shpresat e këtyre të fundit për të shmangur taksën në fjalë.

Taksa 8% e ndërtimit u vendos një vit më parë me qëllimin për të ulur ritmin e ndërtimeve në qytet, por edhe për të shmangur abuzimet e rënda të ndërtuesve, të cilët pasi merrnin fare lehtë një leje ndërtimi, hapnin themelet e pallatit dhe më pas zhdukeshin në drejtim të paditur apo falimentonin, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve që blinin shtëpi.

Një situatë e tillë u denoncua disa muaj më parë nga kryebashkiaku Veliaj në Farkë, ku themelet e një pallati rrezikuan seriozisht shembjen e një pallati tjetër aty afër, çka vuri në rrezik jetën e qindra banorëve.

Këshilli Bashkiak i Tiranës në bazë të këtij ligji rriti vjet taksën e ndërtimit dhe atë të zënies së hapësirave publike, edhe si një mënyrë për të siguruar më shumë të ardhura për qytetin nga fitimet e ndërtuesve dhe bizneseve që zaptonin pa kufi trotuaret dhe hapësirat publike.

ma.me

Next Post
Rrjeti (i përfitimit) social, Facebook të zgjat jetën

Rrjeti (i përfitimit) social, Facebook të zgjat jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

February 25, 2026
Kush duhet të jetë president i Kosovës?

Kush duhet të jetë president i Kosovës?

February 25, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

February 25, 2026
Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

February 25, 2026

Socialistët ‘vulosin’ nesër fatin e Ballukut, zbardhet agjenda e mbledhjes së grupit të PS

February 25, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

“Sot e paguan me 5%, më vonë me 15%”, eksperti flet për ndryshimin e rivlerësimit të pasurisë

February 25, 2026
Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

February 25, 2026
CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

February 25, 2026
Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

February 25, 2026
Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In