• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës dhe Albtelecom, internet falas në qendër të qytetit

by Java News
28/05/2018 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ke ardhur për të fotografuar sheshin “Skënderbej” dhe dëshiron ta postosh në rrjetet sociale? Mirë, atëherë mund të logohesh në shërbimin e internetit falas që Bashkia e Tiranës, me mbështetjen e Albtelecom, ka vendosur në qendër të kryeqytetit, por së shpejti edhe në disa nga pikat më të frekuentuara nga qytetarët dhe turistët. Nisma “Tirana Smart City” e Bashkisë së Tiranës për ofrimin e shërbimit “Free WiFi” ka filluar të funksionojë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa së shpejti do të vijë edhe në disa nga hapësirat publike të qytetit si Pazari i Ri, “Qyteti Studenti” apo Parku i Liqenit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecom, Tahsin Yilmaz, testuan shërbimin e internetit falas në sheshin “Skënderbej”, i cili tashmë është kthyer tërësisht në funksion të këmbësorëve. “Po vijojmë punën në kantierin e sheshit “Skëndërbej”, por tani duke u krijuar mundësi qytetarëve të kenë akses në rrjet. Jemi bërë partnerë me Albtelecomin për t’u siguruar që në 7 pika të sheshit “Skënderbej” të kemi burim valor me shpejtësi 1 Gb, për të gjithë vizitorët. Sistemi i internetit është falas për të gjithë qytetarët. Pra, ata që duan ta vizitojnë sheshin, kanë edhe një mundësi më shumë për të ardhur këtu”, tha Veliaj.

Duke e cilësuar si një ditë të bukur për Tiranën që përqafon çdo ide inovatore, Veliaj ftoi qytetarët ta shfrytëzojnë këtë mundësi të re. Pas regjistrimit herën e parë, qytetarët do të lidhen automatikisht sa herë që kalojnë në sheshin “Skënderbej”, duke përfituar internet falas. “Testi ynë i parë e kaloi me sukses provën dhe dua t’i ftoj të gjithë, teksa shkoni në shesh, regjistrohuni një herë në rrjet dhe mandej, sa herë të kaloni këtu, do të lidheni automatikisht me internetin falas”, deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

“Duam të targetojmë çdo moshë, ndaj na vjen mirë që ka fëmijë që mësojnë biçikletën në shesh, na vjen mirë që të rinjtë vijnë për koncerte këtu, na vjen mirë kur të moshuarit zënë një hije dhe bëjnë bisedat e tyre, por duam çdo grupmoshë, sidomos adoleshentët, që ta përdorin internetin dhe teknologjinë në natyrë. Ndaj, edhe ata që thonë se rrinë në shtëpi sepse aty kanë internet, s’është e vërtetë sepse tani ka internet edhe në shesh”, tha Veliaj.

Ai tha se këtë verë Tirana do të jetë stacioni i yjeve të muzikës botërore, të cilët do të performojnë për publikun shqiptar. “Edhe koncertet e Ermal Metës dhe Rita Orës që po organizojmë me Albtelecomin janë një arsye më shumë për dalë nga shtëpia. Do të argëtohemi, do të kemi internet falas për të gjithë ata që kujtimet e Tiranës si turistë duan t’ua çojnë të afërmve të tyre”, shtoi Veliaj.

Drejtor i Përgjithshëm Albtelecom, Tahsin Yilmaz, falenderoi kryebashkiakun Veliaj për realizimin e këtij projekti, nga i cili përfitojnë direkt qytetarët. “Ky është një projekt i mrekullueshëm dhe duam të falenderojmë Kryetarin e Bashkisë që na dha mundësinë të bëhemi pjesë e tij. Projekti ka të bëjë me pajisjen me internet me shpejtësi të lartë Free Wifi të sheshit “Skënderbej”, nga i cili mund të përfitojnë jo vetëm klientët e Albtelecom, por të gjithë qytetarët që lëvizin brenda dhe përreth sheshit”, tha Tahsin Yilmaz.

Shërbimi WiFi publik ofrohet nga Bashkia e Tiranës nën emërtimin “Bashkia Tiranë Free WiFi”. /ma.me

Next Post
VIDEO/ Tahiri mbërrin të Krimet e Rënda, ja momenti i shoqërimit nga policia

VIDEO/ Tahiri mbërrin të Krimet e Rënda, ja momenti i shoqërimit nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In