• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës certifikata për praktikantët e rinj/ Veliaj: “Një mundësi e mirë për të rinjtë, që të pasurojnë CV-të e tyre”

by Java News
07/06/2022 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup studentësh që përfunduan praktikat e punës në Bashkinë e Tiranës morën certifikatat e përfundimit të praktikës, kurse disa prej tyre i janë bashkuar institucioneve publike ku mund të punojnë. Certifikatat u shpërndanë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi.

“Disa prej jush i janë bashkuar Bashkisë së Tiranës, kurse disa të tjerë e kanë filluar CV-në e tyre me një certifikatë të tillë për të aplikuar për një punë, qoftë në institucionet e varësisë të bashkisë, qoftë në ato të qeverisë qendrore ose në privat. Por, përmes këtij programi jam i sigurt se keni kuptuar bazat e asaj që është lidershipi”, tha Veliaj në fjalën e tij.

Duke i cilësuar si “kolegët” e së nesërmes, kryebashkiaku tha se të rinjtë do të kenë gjithë mbështetjen e nevojshme për të ecur përpara. Ai i inkurajoi të rinjtë për të ndërmarrë nisma, ndërsa theksoi se destini i qytetit është rritja e tij e vazhdueshme, si një vend mundësish, që pret krahëhapur investimin jetësor të secilit prej qytetarëve të tij. “Mezi pres të dëgjoj historitë tuaja të mëdha, që ju do realizoni në këtë qytet, i cili për shumicën prej jush është shtëpia juaj e re. Nuk e di nëse do ishte një qytet tjetër kaq i hapur sa Tirana. Ky qytet, që kur u caktua se do të ishte kryeqyteti i Shqipërisë, vetëm është rritur dhe do të rritet, si një zemër e madhe dhe një derë e hapur për të gjithë”, u shpreh Veliaj.

Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi, vuri theksin te rëndësia e të pasurit të një praktike të tillë, pasi siç theksoi ajo, brezi i saj dhe i kryebashkiakut nuk e kanë pasur të njëjtën mundësi.

“Për 6 vite, kmi ndërmarrë një program kombëtar të praktikave të punës, i cili ka qenë i fokusuar në mënyrë të drejtpërdrejtë te krijimi i një eksperience të të rinjve në sektorin publik dhe kjo është një mundësi që ndoshta, një pjesë e juaja, tashmë e merr si të mirëqenë. Por dua t’ju rikujtoj se brezi im, nuk e ka pasur këtë mundësi. Unë mendoj se çdo praktikë pune të jep një element shumë të rëndësishëm për të kuptuar se çfarë është ajo punë për të cilën përfshiheni gjatë praktikës, për të mësuar pak më shumë për veten tuaj, se cilat janë ato aftësi që ju duhen për jetën, por edhe mbi të gjitha për të punuar me drejtues të ndryshëm”, tha ministrja Muzhaqi.

Bashkia e Tiranës ofron mundësi për ndjekjen e praktikës për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që ndjekin studimet e larta universitare brenda dhe jashtë vendit, apo janë në fillimet e karrierës së tyre. Çdo praktikant ka mundësi të aplikojë njohuritë teorike dhe të ndërmarrë detyra konkrete, duke u përfshirë në projekte lidhur me zhvillimin urban, turizmin, kulturën, sportin, mjedisin, shërbimet sociale, zhvillimi ekonomik vendor, menaxhimin e burimeve njerëzore, etj.

Next Post
Zgjedhja e Presidentit të ri/ Nga sot Bajram Begaj merret në mbrojtje nga Garda e Republikës

Presidenti Bajram Bega në hetim? Reagon SPAK: Lajm i pavërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In