• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës, ALSAR dhe TIKA, 1 mijë pako me ushqime për fëmijët pa prindër

by Java News
29/05/2018 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në muajin e Ramazanit, Bashkia e Tiranës, Fondacioni ALSAR dhe organizata TIKA dhuruan një mijë pako me ushqime për fëmijët pa prindër dhe familjet në nevojë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi ambasadorin e Turqisë, Murat Ahmet Yörük, si dhe drejtuesit e ALSAR-it dhe TIKA-s, dhe theksoi se Tirana është bërë një qytet më solidar me njerëzit në nevojë.

Kryebashkiaku Veliaj tha se pakot ushqimore janë një ndihmë për njerëzit në nevojë, por sidomos për fëmijët, të cilët duhet të mendojnë për mësimet dhe jo për ushqimin. “Një paketë ushqimore nuk i zgjidh të gjitha problemet, por sigurisht është e nevojshme kur familjet janë duke kaluar një kohë të vështirë, që fëmijët të mos mendojnë për ushqimin, por si të marrin dhjeta në shkollë, të merren me aktivitet sportiv dhe ndihmon sidomos nënat, për të përballuar barrën më të madhe në familje. Kemi mbi një mijë paketa për fshatrat, ashtu siç do të ketë edhe 3500 pako për gjithë zonën urbane të Tiranës”, tha Veliaj.

Ai shtoi se bashkëpunimi me ambasadën turke dhe donatorët ka qenë përherë i suksesshëm, qoftë në nismat solidare për njerëzit në nevojë, qoftë për aksione si mbjellja e pemëve apo ndërtimi i këndeve të lodrave. Veliaj tha se në çdo mbrëmje të muajit të Ramazanit, Bashkia e Tiranës do të shtrojë vakte për njerëzit në nevojë në të gjitha qendrat e saj sociale. “Në të gjitha mensat tona sociale do të shtrojmë çdo natë iftar për familjet në nevojë”, vijoi ai.

Veliaj ftoi qytetarët që kanë mundësi ekonomike apo edhe bizneset që duan të shprehin përgjegjësinë e tyre sociale, të dhurojnë diçka për njerëzit në nevojë. “Dua të ftoj këdo që ka mundësi, që të hapë shtëpinë e tij në muajin e Ramazanit për dikë që është në nevojë. Do të shërbejmë vakte në mensat tona sociale, në shtëpitë e të moshuarve, në shtëpitë e fëmijës dhe kudo tjetër ku ka nevojë”, tha ai.

Por, që bamirësia dhe solidariteti të mos mbeten thjesht për raste emergjencash apo festash, kreu i Bashkisë së Tiranës shtoi se synimi është që ndihma për njerëzit në nevojë të kthehet në diçka të përhershme. “Shpresa ime, por edhe shpresa e miqve këtu, është që siç sillemi me solidaritet në muajin e Ramazanit, ta kthejmë në standard për 11 muajt e tjerë. Nëse sillemi çdo muaj me të njëjtin solidaritet, mund të kemi qytetin më solidar në Shqipëri, që është qyteti i Tiranës”, shtoi Veliaj.

Ai përcolli mesazhin se mënyra për t’i shërbyer vendit është puna dhe jo fjalët. “Pavarësisht pozitës, nëse dikush është kryetar apo ambasador, drejton një organizatë, një agjenci, biznes, media apo parti politike, eja të punojmë për vendin tonë, për Tiranën dhe për Shqipërinë. Pyetja që duhet të na shqetësojë çdo ditë është: sa punë të mira bëmë sot? Sa njerëz ndihmuam sot? Sa halle zgjidhëm sot? Nëse do të orientohemi nga ky pasion për t’u shërbyer njerëzve, atëherë do të kemi shumë ditë të bukura si kjo e sotmja”, tha kreu i bashkisë.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük tha se muaji i Ramazanit duhet t’i bëjë njerëzit bashkë dhe të kujdesshëm ndaj atyre në nevojë. Ai falenderoi TIKA-n dhe ALSAR-in për ndihmën që i kanë ofruar jetimëve dhe familjeve në nevojë të Tiranës. “Muaji i Ramazanit është muaji i ndihmës, i solidaritetit, i zgjatjes së dorës për ata që janë në nevojë dhe muaji që i bën njerëzit më të mirë. Jemi sot këtu për këtë qëllim, për t’i zgjatur dorën e ndihmës vëllezërve tanë shqiptarë në këtë muaj të bekuar”, tha ambasadori Yörük. /ma.me

Next Post
Pesë teknika për përmirësim të memories

Ja mënyrat që njeriu mund të përmirësojë kujtesën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In