Bashkia e Pogradecit shpërndan deklaratat e PD-së pro azilkërkimit
Numri i azilkërkuesve shqiptarë drejt vendeve Bashkimit Europian, dhe veçanërisht drejt Gjermanisë, është i madh.
E ndërsa zyrtarë të lartë gjermanë i kanë kërkuar vendit tonë që të sensilizojë qytetarët se në Gjermani nuk jepet azil ekonomik dhe se qytetarët shqiptarë nuk duhen mashtruar, të kundërtën bën Bashkia e Pogradecit.
Siç duket edhe në foton e paraqitur ngjitur, faqja zyrtare e Bashkisë së Pogradecit në Facebook shpërndan deklaratat e Partisë Demokratike pro azil kërkimit.
Në deklaratën e PD, ku flitet për një takim në Mokër të deputetes Albana Vokshi dhe kryetarit të Bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri, vihet theksi se shqiptarët kanë të drejtë të largohen drejt vendeve europiane.
Në këtë mënyrë, përfaqësuesit e bashkisë juglindore, bëhen shkaktarë të mashtrimit të qytetarëve, ndërkohë që asnjë nga ata nuk mund të marrë dot azil në vendet e Bashkimit Europian.









