• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Kamzës: Rama gënjen, kemi aplikuar për 94 projekte në tre vjet

by Java News
31/03/2016 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Kamzës ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e kryeministrit në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare se bashkia Kamëz nuk ka asnjë projekt për financim. Në një reagim për mediat, Bashkia e Kamzës sqaron se kjo bashki gjatë 3 viteve të fundit ka aplikuar për 94 projekte me vlerë 14.039.384.009 lekë.

REAGIMI I BASHKISE KAMEZ

Mbrëmë në intervistën e dhënë në emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vazhdoi të anashkalonte vëmendjen në lidhje me financimin e projekteve që Bashkia Kamëz ka paraqitur në mënyrë të vazhdueshme pranë institucioneve që ai ka nën autoritet, duke gënjyer në mënyrë sistematike opinionin publik mbarëshqiptar.

Ai pretendon se Bashkia Kamëz nuk ka asnjë projekt “kompatibël” që të jetë në përputhje me ligjin për ruajtjen dhe mbrojtjen e territorit për zhvillimin urban të qytetit të Kamzës. E vërteta është tërësisht ndryshe, pasi Kamza ka aplikuar me projekte konkurruese, duke respektuar të gjitha standardet urbanistike ndërkombëtare.

Po ashtu, z. Kryeministër gënjeu edhe në lidhje me grantin e akorduar nga qeveria, duke thënë se Kamza ka përfituar më shumë se në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, në një kohë që i gjithë opinioni publik e di se si e sheh ky Kryeministër Kamzën dhe vetë qytetarët e Kamzës.

Po i drejtohemi z. Kryeministër, duke i thënë se Kamza është ndër qytetet e rralla në Shqipëri, që u kthye nga një zonë rurale vetëm 7 km larg kryeqytetit në një qytet urban me një zhvillim të paimagjinuar ekonomiko-social. Të gjitha sondazhet e institucioneve prestigjioze si brenda dhe jashtë vendit tregojnë progresin e bërë në Kamëz në këto vite. Administrata e Bashkisë Kamëz ka aplikuar me projekte konkurruese në programet financuese të BE dhe KE dhe është përfituese e drejtpërdrejtë e këtyre financimeve.

Ne e kuptojmë z. Kryeministër se në çfarë pozite politike dhe vëmendjeje është në lidhje me qytetin e Kamzës si politikisht ashtu dhe në raport me objektivat që ka si qeveri për të theksuar se ka më se 3 vjet që qyteti i Kamzës nuk është përfituese të asnjë financimi nga qeveria e tij.

Gjatë 3 viteve të fundit, kemi aplikuar për 94 projekte me vlerë 14.039.384.009 lekë. Nga këto për rrugë 10 projekte me vlerë 2.448.036.754 lekë; 4 KUN me vlerë 476.133.020 lekë; 8 shkolla dhe kopshte me vlerë 399.505.000 lekë; tregu i qytetit me vlerë 76.555.000 lekë; projekti i rivitalizimit urban të qytetit të Kamzës me vlerë 50.875.180 lekë; projekti i rivitalizimit të njësisë administrative Paskuqan me vlerë 137.258.492 lekë; kolektorë dhe argjinatura 65 km me vlerë 360.233.928 lekë; rruga “Demokracia” në Paskuqan me gjatësi 6.8 km me vlerë 208.784.436 lekë.

Next Post

Mobilimi i zyrës së Tahirit, qeveria reagon për lajmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In