Pas ngjarjes tragjike në Gjirokastër, ku një 17-vjeçare i dha fund jetës pasi dyshohet se bullizohej për shkak se ishte e varfër, Bashkia e qytetit ka vendosur t’i japë familjes së saj një ndihmë financiare prej 3 milionë lekësh të vjetra.
Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje jashtë radhe, ditën e djeshme, ku anëtarët e këshillit bashkiak votuan unanimisht në mbështetje të familjes së vajzës.
Gjatë mbledhjes, anëtarët e Këshillit Bashkiak mbajtën një minutë heshtje në shenjë respekti për vdekjen tragjike të adoleshentes.
Ky vendim u mor në solidaritet me familjen e saj dhe në njohje të situatës së vështirë që po kalojnë.
Ndërkohë, autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet që mund ta kenë çuar adoleshenten drejt aktit tragjik, ndërsa ngjarja ka ngritur shqetësime të reja mbi nevojën për mbështetje më të madhe psikologjike për të rinjtë në shkolla.