• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Durrësit zëvendëson mbi 300 emra rrugësh dhe sheshesh

by Java News
02/10/2016 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndarja e re territoriale ka vënë në pah një problem të madh me emrat e rrugëve në Durrës.

Rrugë në njësi të ndryshme administrative mbajnë të njëjtin emër, duke e detyruar bashkinë të kryejë një riorganizim të ri të emërtimeve të rrugëve.

Bashkia e Durrësit brenda pak javësh do të zëvendësojë mbi 300 emra rrugësh dhe sheshesh, apo më shumë se 20 për qind të të gjithë rrugëve të qytetit. Kjo pritet të përmbyllë procesin e emërtimit që nisi në vitin 2009, si dhe të krijojë hartën përfundimtare të emrave në të gjithë territorin e ri të bashkisë, thanë për BIRN në institucionin e qeverisjes lokale të qytetit bregdetar.

Ndryshimet dhe përzierja e emrave të rrugëve në Durrës 6-7 vjet më parë, krijoi jo pak vështirësi për veprimtarinë normale të institucioneve të Postës, Gjykatës, Hipotekës, Ujësjellësit, etj. Pandi, një nga shpërndarësit e vjetër të letrave thotë se adresat e familjeve apo bizneseve vazhdojnë të njihen sipas emërtesave të hershme dhe plotësimi përfundimtar i hartës ndoshta mund ta normalizojë situatën për punën tonë të përditshme”. Kontestimet e qytetarëve e kanë detyruar bashkinë që të ndërmarrë edhe më herët ndryshime të emrave në rrugët e qytetit. Rasti i fundit ishte ai i rrugës pranë kishës orthodokse të Shën Pavlit, kur emri i një qytetari të Durrësit u zëvendësua nga ai i Fan Nolit. E ndoshta edhe ky i fundit do të saktësohet në zbatim të ligjit përkatës.

Specialistët e njësive administrative që po punojnë në terren për ndryshimet janë ndeshur me një numër mjaft të madh emrash të njëjtë në territoret e ish-bashkive dhe komunave.

“Njësia administrative e Rrashbullit mban rekordin e emrave të dubluar, pak më shumë se gjysmën e emrave të njëjtë që gjejmë në të gjithë bashkinë e re me territor nga kufiri me Kavajën në jug deri në Ishëm në veri – thotë për BIRN Florian Tahiri, nënkryetar i bashkisë së Durrësit. Në vitin 2010, kur ishte ende komunë, Rrashbulli duket se e ka zgjidhur detyrën e lënë nga qeveria me një “copy paste” të kopjuar nga listat e shpallura të rrugëve në bashkinë e Durrësit. Më shumë se 95 emra rrugësh në fshatrat e tij janë të njëjtë me ato që Durrësi kishte vendosur disa muaj më parë në qytetin nr 2 të vendit.

“Ne kemi vendosur të lemë të pandryshuar emrat e njësisë administrative të Rrashbullit dhe të ndryshojmë dublimet që deri tani mbanin rrugët në qytet”, shton nënkryetari Tahiri, sipas të cilit, e njëjta zgjidhje vlen edhe për zonat e tjera me të njëjtën problematikë. Dublimi i emrave në Durrës dhe në ish-komuna është një fenomen që nuk i ka shpëtuar as ish-bashkia e Sukthit, aktualisht pjesë përbërëse e bashkisë së Durrësit. Plot 44 emra përsëriten në të dy vendbanimet me distancë 10 km.

Emrat e papërshtatshëm të rrugëve dhe shesheve përbëjnë një tjetër grup të madh emërtesash që do të ndryshojnë-vijon nënkryetari i bashkisë Florian Tahiri. Emrat “Puhia” apo “Bregdeti”, apo edhe “Rruga e Re” do të zëvendësohen, pasi ligji kërkon emra të  përveçëm, apo që kanë një kuptim konkret, – sqaron Tahiri. Mbi 100 raste të tilla janë evidentuar në të gjithë qytetin, ndërsa emrat e ardhshëm po konsultohen me historianë apo me qytetarë të tjerë. Lista e përgatitur do të kalojë për miratim në mbledhjen e radhës së Këshillit bashkiak, ndërsa vendosja e tabelave me emrat e rinj do të nisë sapo të hapet fondi përkatës nga ministria. Reporter.al

Next Post
Cilësia e tregtimit të ushqimeve/ AKU paralajmëron për bllokim 73 biznese

Cilësia e tregtimit të ushqimeve/ AKU paralajmëron për bllokim 73 biznese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In