• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia Durrës i përgjigjet Xhaferrajt: Keqardhje për katandisjen e PD, nuk dinë gjeografinë e as ku i bie Rrushkulli

by Ardit Rada
03/09/2020 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një deklarate, Bashkia e Durrësit ka reaguar sa i takon lajmit të shpërndarë nga PD-ja dhe kreu i saj, Ferdinand Xhaferraj në lidhje me “indiferencën e bashkisë ndaj dy banorëve të Rrushkullit”.

Bashkia ka sqaruar për opinionin publik se Skënder Kaculi merr rregullisht bonusin e qerasë dhe deri tani ka përfituar 8 këste ndërkohë që vazhdon ta marrë këtë bonus. Kaculit thotë Bashkia e Durrësit do t’i ndërtohet shtëpia nga e para pas dëmtimit nga tërmeti.

Ndërsa banori tjetër, Fran Kola është ndihmuar me ushqime dhe do të përfitojë bonusin e rikonstruktimit të banesës.

Në deklaratën e saj, Bashkia e Durrësit shprehet se ndjen keqardhjen për katandisjen e PD-së, pasi nuk e njohin aspak këtë qytet, pasi fshati Rrushkullit ndodhet në Sukth dhe jo në Manzë.

Reagimi i plotë:

Në lidhje me lajmin e shpërndarë nga PD e Durrësit dhe kreu i saj Ferdinand Xhaferraj për indiferencën e bashkisë ndaj dy banorëve të Rrushkullit bashkia e Durrësit shpreh keqardhjen për baltën dhe desinformimin që vazhdon të bëjë Xhaferraj.

Në rradhë të parë z.Xhaferraj në lajmin e shpërndarë prej tij e fillon denoncimin duke thënë se dy banorët janë në fshatin Rrushkull njësia administrative Manzë. Është për të ardhur keq se ku është katandisur PD-ja e Durrësit dhe Xhaferraj që nuk dinë as se ku bie Rrushkulli dhe me sa duket nuk e njohin fare territorin e bashkisë Durrës. Sa për ti mësuar kreut të PD-së gjeografinë, Rrushkulli është në njësinë administrative Sukth. Si mund të qajë hallet e njerëzve një opozitë që nuk di as gjërat më elementare.

Xhaferraj mesa duket nuk është qartësuar akoma sepse dikur do të rregullonte cilësinë e diellit ndërsa dje një zonje që quhet Dilë i thotë Vera ndërsa sot Rrushkullin e transferon në Manzë.

Sa për pretendimin e Xhaferrajt dhe partisë së tij se Bashkia e Durrësit është indiferente ndaj banorëve Skënder Kaculi dhe Fran Kola sqarojmë opinionin publik se:

Skënder Kaculi merr rregullisht bonusin e qerasë dhe deri tani ka përfituar 8 këste ndërkohë që vazhdon ta marrë këtë bonus. Ai e ka përfituar bonusin e qerasë me vendim nr.9 dt.27.02.2020 të këshillit bashkiak.

Banesa e tij është klasifikuar me shkallë dëmi DS4 dhe me vendim nr.78 dt.10.08.2020 të këshillit bashkiak z.Kaculi përfiton nga granti i rindërtimit shtëpi të re. Pra banesa e tij aktuale do të shembet dhe ai do të përfitojë nga shteti një banesë të re, shumë më të mirë se më parë dhe me standarte të larta sigurie e kushte bashkëkohore.

Po kështu familja e z.Kaculi ka qenë në fokus të njësisë administrative Sukth si familje në nevojë. Nga njësia administrative ai ka marrë shumë herë ndihma të ndryshme ushqimore dhe është asistuar për çdo problem nga punonjësit e kësaj njësie.

Banori tjetër z.Fran Kola ka një banesë të klasifikuar me shkallë dëmi DS2. Z.Kola ka aplikuar në muajin korrik për të përfituar nga granti i rikonstruksionit. Pas shqyrtimit të dokumentacionit ai është shpallur fitues dhe do të përfitojë fondin përkatës nga ky grant. Z.Kola ka nënshkruar edhe kontratën përkatëse që i hap rrugë përfitimit të grantit për riparimin e shtëpisë.

Është për të ardhur keq që PD e Durrësit dhe kreu i saj Xhaferraj janë katandisur në këtë situatë ku kërkojnë të përdorin njerëz të thjeshtë për të hedhur baltë e për të bërë politikë. Bashkia e Durrësit sqaron të gjithë opinionin publik se të gjithë qytetarët pa asnjë dallim janë në fokus të punës sonë të përditshme dhe se procesi i rindërtimit po ecën me ritme të shpejta. PD e Durrësit le të vazhdojë të merret me shpifje e baltë duke bërë herë pas here edhe disa gafa qesharake ndërsa bashkia e Durrësit merret me punë dhe vetëm me punë për ti shërbyer qytetarëve e për ti rikthyer normalitetin qytetit tonë që u trondit nga disa fatkeqësi.

/e.rr

Next Post
Testi i maturës dhe tabletat e shkollës/ Shahni zbulon cilat tema s’do jenë në pyetje

Shahini, takim me drejtuesit zyrave arsimore vendore: Të rritet përgjegjshmëria për ruajtjen e shëndetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

“Konflikti më serioz që pas Luftës së Dytë”, Paskal Milo: Nuk do përdoren armët bërthamore…

March 19, 2026
Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

Shkurtimet në Departamentin e Shtetit paralizojnë strategjinë kundër Iranit

March 19, 2026
Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

Ndërron jetë Umberto Bossi, themeluesi i ekstremit “Lega Nord”

March 19, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

March 19, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Do kandidoj për kryetar! Seriozisht e merrni Flamur Nokën ju?

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Për ca jugosllavë të mbetur në Prishtinë

Namiri, i miri që nuk bënte zhurmë, por linte gjurmë

March 19, 2026
Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In