• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bashkia Dibër/ ‘570 mijë € dëm shtetit’, KLSH padit ish-kryetarin dhe 4 drejtues lokal

by Java News
15/10/2018 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KLSH pa paditur ish-kryetarin dhe 4 drejtues të bashkisë Dibër, pasi akuzohen se i kanë shkaktuar një dëm ekonomik shtetit 71.8 milionë lekë(ose mbi 570 mijë euro) dhe efekt negativ në Buxhetin e Shtetit nga përdorimi i fondeve publike pa ekonomicitet, efiçiencë dhe efektivitet në vlerën 204,2 milionë lekë(ose mbi 1.6 milionë euro). Ish-kryetari i akuzuar nga KLSH është Hetem Fida.

Gjatë auditimit, KLSH konstatoi shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimit, vlerësimin e ofertave ekonomike, duke vepruar me dy standarde vlerësimi, në zbatimin e investimeve, etj.

KLSH thekson se me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Dibër masa me karakter organizativ, si dhe masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 71,8 milionë lekë (nga të cilat mbi 2,6 milionë lekë, në mos mbajtjen e penaliteve për punime jashtë afatit, 17,6 milionë lekë për mos aplikimin e TVSH-së në zbatimin e kontratave për punë publike dhe 51,552,315 lekë në përzgjedhjen e gabuar të ofertave fituese në procedurat e prokurimit), si dhe për përdorimin e fondeve publike pa ekonomicitet, efiçiencë dhe efektivitet në vlerën 204,2 milionë lekë.

RAPORTI I PLOTE
– Në procedurën e prokurimit me objekt: “Përmirësim i infrastrukturës vendore dhe Rivitalizimi i hapësirave publike në zonën pranë Pallatit të Kulturës”, për vlerën prej 173,490,908 lekë, në të cilën kanë marrë pjesë 1 operator ekonomik (OE) dhe 1 bashkim i operatorëve ekonomikë(BOE), është skualifikuar me të drejtë BOE për mungesë dokumentacioni dhe është kualifikuar OE që nuk plotëson këto kritere.

– Në procedurën e prokurimit me objekt: “Ndërtimi i Shkollës së Mesme të Përgjithshme Maqellarë”, për vlerën prej 79,675,817 lekë, në të cilën kanë marrë pjesë 7 operatorë ekonomikë (5 prej tyre nuk kanë paraqitur oferta) dhe kanë paraqitur oferta 1 bashkim i operatorëve ekonomikë(BOE) dhe 1 operator ekonomik (OE), është skualifikuar me të drejtë BOE për mungesë dokumentacioni dhe është kualifikuar OE që ka mungesa të theksuara në dokumentacion.

– Në procedurën e prokurimit me objekt: “Rinovimi i infrastrukturës së bulevardit “Elez Isufi”, rrugës “Safet Zhulali” dhe rrugës së “Muzeut”, për vlerën prej 92,272,248 lekë, në të cilën kanë marrë pjesë 2(dy) bashkime të operatorëve ekonomikë(BOE) dhe 5(pesë) operatorë ekonomikë(OE), janë skualifikuar me të drejtë 4 OE dhe 2 BOE për mungesë dokumentacioni dhe është shpallur fitues operatori ekonomik që rezulton me mungesa të theksuara në dokumentacion.

Të tria procedurat e mësipërme të prokurimit të hapur, me fond limit me vlerën 345,438,973 lekë dhe oferta fituese në vlerën 339,269,335 lekë, me një diferencë më pak nga fondi limit (kursim) në vlerën 6,169,638 lekë, ose në masën 1.7%, i kanë shkaktuar një dëm ekonomik Buxhetit të Shtetit në të tri procedurat në shumën rreth 51,6 milionë lekë, si rezultat i diferencës ndërmjet vlerës së ofertës të operatorit ekonomik të kualifikuar padrejtësisht (me vlerë më të lartë) dhe vlerës së ofertës të operatorit ekonomik të skualifikuar padrejtësisht (me vlerë më të ulët), duke sjellë shpenzimin e më shumë fondeve buxhetore dhe shpallje fitues të operatorëve ekonomikë që nuk kanë plotësuar Dokumentat Standardë të Tenderimit(DST).

Nga auditimi i zbatimit të punimeve civile të kontratës me objekt “Rinovim i infrastrukturës së bulevardit “Elez Isufi”, rrugës “Safet Zhulali” dhe rrugës së “Muzeut”, Bashkia Dibër, të kontratës me objekt “Sistemim asfaltim i rrugëve në lagje ku ka mbaruar ujësjellësi”, Bashkia Dibër, të kontratës me objekt “Sistemim asfaltim rruga Borde – Peshkopi, Nj.A. Luzni”, Bashkia Dibër, të kontratës me objekt “Sistemim asfaltim rruga Staravec-Shimçan-Zimur”, Bashkia Dibër dhe të kontratës me objekt “Ndërtimi i shkollës së mesme të përgjithshme Maqellarë”, Bashkia Dibër, rezultuan në total diferenca në volume pune të pakryera në fakt në vlerën 17.6 milionë lekë me TVSH.

Këto dhe shumë shkelje të tjera të konstatuara janë veprime në kundërshtim me Ligjin nr. 9643 “Për prokurimin publik”, datë 20.11.2006, i ndryshuar, neni 1 “Objekti dhe qëllimi”, pika 1, 2/a/b/c/ç/dh, neni 2, “Parimet e përzgjedhjes”, neni 24 “Anulimi i një procedure prokurimi”, neni 46 “Kualifikimi i ofertuesve”, pika 1 dhe neni 53 “Shqyrtimi i ofertave”, pika 3; 5.

Për këto shkelje, KLSH, me shkresën nr. 545/11 datë 06.09.2018 ka depozituar kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër ndaj H.F., me detyrë ish Kryetar i Bashkisë Dibër, në cilësinë e Titullarit të Autoriteti Kontraktor, L.C., me detyrë Drejtor Finance, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave(KVO), K.S., me detyrë ish-Përgjegjës Sektori në Drejtorinë e Kujdesit Social, në cilësinë e anëtarit të KVO, K.R., me detyrë ish-Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore, në cilësinë e anëtares së KVO dhe Z.GJ., me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Kulturës, Edukimit, Komunikimit dhe Çështjeve Gjinore, në cilësinë e anëtares së KVO, për konsumimin e elementëve të veprave penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal.

KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës, i ka rekomanduar Bashkisë Dibër masa me karakter organizativ në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në Buxhetin e Shtetit, kryesisht në fushën e tatim taksave, si dhe të ardhura të munguara në vlerën 30 milionë lekë.

ma.me

Next Post
Ahmetaj: Naftëtarët e rafinerisë së Ballshit dhe Fierit do marrin statusin e të papunit

Paketa fiskale 2019/ Ahmetaj: Ja sa do ulet tatimi mbi fitimin dhe dividenti!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In