• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bashkëshortja: Pablo Escobar më la shtatzënë 14 vjeçe, të dashurat jetonin në kopshtin e shtëpisë

by Ardit Rada
30/12/2020 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa qëndronte në altarin e një kishe të vogël në Kolumbi, 15-vjeçarja Victoria Eugenia Henao mundohej të mbante nervat teksa pëshpëriste premtimet e martesës në ceremoninë sekrete me Pablo Escobar, burrin 11 vite më të madh që do të bëhej lordi më i fuqishëm i drogave në vend.

Pablo, i riu entuziast nga një familje e varfër – mori famë si kreu i kartelit kolumbian Medellin duke akumuluar një pasuri rreth 3 miliardë dollarë.

Ai besohet se është përgjegjës për të paktën 4,000 vrasje, ndërsa jeta e tij së fundmi është kthyer në filmin-dokumentar të rrjetit Netflix, Narcos.

Duke jetuar përkrah tij ka qenë partnerja e vjetër dhe e vuajtur Victoria.

Gjatë martesës së tyre 17-vjeçare, ajo duroi tradhtitë e shumta, vrasjen e një prej të dashurave, dhe frikën e vazhdueshme të vdekjes së tij prej armiqve.

Victoria ka folur për herë të parë vitin e kaluar për jetën e saj, duke treguar se u njoh me mbretin e kokainës kur ishte 12 vjeçe.

Duke thyer heshtjen në librin “Escobar: Jeta ime me Pablo”, ajo përshkruan sesi Pablo e detyroi të abortonte në moshën 14 vjeçare, nga burri që e kishte magjepsur duke i bërë serenata e dhurata të shtrenjta.

Victoria po rritej në një familje të klasës së mesme në zonën Envigado pranë Medellin.

Ndërsa Pablo ishte një 23-vjecar që tentonte ‘të dukej’ me motorin e tij Vespa, dhe i bënte asaj dhurata duke e bërë të ndjehej si princeshë.

Kur ajo ishte 14 vjeç, që ishte mosha e ligjore e pranimit në Kolumbi, çifti kryen për herë të parë marredhënie intime.

“Unë nuk isha gati,” shkruan ajo në libër. “Nuk kisha dëshira seksuale. Nuk i kuptoja kontaktet intime.”

Tre javë më vonë Victoria nisi të ndjehej “e çuditshme” dhe Pablo, duke dyshuar se ishte shtatzënë, e çoi në një shtëpi në zonën e varfër të Medellin për një abort artizanal, që i kushtoi disa ditë dhimbje e gjakderdhje.

Por megjithë abuzimet e hershme Victoria thotë se ishte e dashuruar me Pablo dhe e gatshme të sfidonte prindërit e saj duke u larguar nga shtëpia për të shkuar me “dashurinë e jetës”.

Më 29 mars 1976, çifti u martuan fshehtësisht në kishën Santisima Trinidad në Palmira, në prezencë të gjyshes dhe tezes së Victoria.

Atë mbrëmje, Pablo e çoi atë në një rrugë kopshti të mbushur me lule, që të çonte në dhomë, ku ata do të “konsumonin martesën”.

“Ishte një natë e paharrueshme dashurie, a kam tatuazh në lëkurë si një nga momentet më të lumtura të jetës”, thotë ajo. “Doja që ajo natë të mos mbaronte kurrë”.

Më tej Victoria thotë se nisi të mësohej me jetën shtëpiake, dhe vazhdonte të shkonte në shkollë megjithse gatuante e pastronte në apartamentin modest të çiftit në Medellin.

Pas disa javë martese ajo ishte përsëri shtatzënë.

Teksa ishte pranë kohës për të lindur, ajo ishte e detyruar të shkonte në shkollë për një provim të rëndësishëm.

Menjëherë pas provimit asaj i nisën rrjedhjet e ujërave të lindjes dhe arriti në spital vetëm gjysmë ore se të sillte në jetë djalin e tyre Juan Pablo.

Shtatë vjet më vonë çifti do të lindte dhe bijën e tyre Manuela.

“Qaja kur shkonte me të dashurat”

Ndërkohë Pablo merrrej me kontrabandë parfumi prej disa vitesh, dhe në fund të viteve 1970-të, kaloi te kokaina.

Gjatë një dekade ai ngriti kartelin e fuqishëm të drogave të Medellin, duke akumuluar pasuri të mëdha, me trafik gjigand që arrinte deri në 15 ton droga në ditë.

Thuajse që prej kohë së martesës, Pablo nisi të kalonte kohë të gjata larg shtëpisë për arsye “pune” – por Victoria thotë se nuk e kishte idenë se me çfarë merrej …

(TheSun/ Vijon mbrëmjen e nesërme …)/a.p

Next Post
15 viktima dhe 493 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

15 viktima dhe 493 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
“Nuk kam fyer asnjë ambasador”, Berisha: Të më tregojë Gonzato direktivën e BE për ligjin e barazisë gjinore

“E ka kthyer Parlamentin në leckë”, Berisha sulmon Ramën: Debatet nuk shtyhen kanë afate kushtetuese

April 9, 2026
Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

Animacione “Lego”, boom online, forma e re e satirës digjitale shënjestron Trump

April 9, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

April 9, 2026
I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In