• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bashkëshortja e Tony Blair, Cherie, sërish në telashe

by Aalison Pearse Stevens
18/02/2016 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aferat me presidentin autokrat të Maldiveve dhe me një biznesmen të akuzuar për korrupsion, trafik armësh e terrorizëm, po i hapin telashe, bashkëshortes së ish-kryeministrit britanik Tony Blair. E përditshmja britnaike Daily Mail shkruan se firma e Cherie Blair, Omnia Strategy rrezikon të bëhet objekt hetimi nga Zyra hetimore britanike për Mashtrimet e Rënda  por edhe nga Qeveria amerikane.

Omnia Strategy e Cherie Blair, që në fakt trumpeton punën në mbështetje të të drejtave të njeriut, rezulton të ketë përfituar shuma të konsiderueshme parash nga presidenti autokrat i Maldiveve Abdullah Jamen. Omnia Strategy ka përfituar një kontratë pune 6 mijore me vlerë 420 mijë stërlina, për të përmirësuar imazhin e qeverisjes së presidentit të Maldiveve, me justifikimin e “përmirësuar transparencës dhe llogaridhënies në vend”.

Por në të vërtetë në perëndim, Abdullah Jamen shquhet për një qeverisje represive, për dhunën ndaj kundërshtarëve dhe shtypjen e mediave të lira. Pjesë e hetimeve mund të jetë edhe kontrata me vlerë 210 mijë stërlina me biznesmenin në kërkim nga Interpoli Mohamed Allam Latheef, i akuzuar për korrupsion, trafik armësh dhe terrorizëm dhe përvetësimin e më shumë se 30 milionë stëlinave nga paratë publike.

Ai ka qenë i përfshirë në transaksionet financiare me ish-drejtuesin e një kompanie turistike nga Maldivet, Abdullah Zijath. Ky i fundit dyshohet se ka bashkëpunuar me Latheef dhe është në gjyq i akuzuar për ideimin e vjedhjes së më shumë se 50 milioën stërlinave nga qeveria.

E themeluar në vitin 2011, Omnia Strategy u bë burim debati kur u zbulua se ishte paguar 500 mijë stërlina për konsulencë ligjore nga qeveria shqiptare, pak pasi bashkëshorti i saj, Tony Blair ishte “punësuar” si këshilltar i kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Omnia Strategy është përfolur edhe për një kontratë të ngjashme me Azerbajxhanin, ku gjithashtu Tony Blair kishte siguruar një kontratë si këshilltar i presidentit autokrat Nursulltan Nazarbayev.
Next Post

Pse do të takohet Mourinho të shtunën me Morattin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In