Bashkëshortja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu është akuzuar për mashtrim pasi besohet se ka keqpërdorur fondet e kryeministrisë.
Në rastin e njohur si “afera e porositjes së ushqimit”, prokurorët kanë thënë se Sara Netanyahu kishte përdorur paratë e shtetit për të porositur ushqime në vlerë 100 mijë dollarë gjatë viteve 2010-2013.
Prokurorët kanë thënë se bashkëshortja e Netanyahut kishte paguar nga 10 mijë dollarë për kuzhinierë privatë.
Ajo ka mohuar këto akuza, përgatiti Koha. (b.an)