• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bashkëshorti më pranoi edhe pse isha shfrytëzuar si prostitutë”, rrëfimi prekës i nënës së 2 fëmijëve

by A R
24/01/2017 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e Lolës e transmetuar në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klani është një ngjarje që për fatin e keq u bë drama e shumë vajzave shqiptarë në vitet e para të demokracisë. Ishte vetëm 15-vjeçe kur u dashurua me një djalë dhe së bashku me të mori të ashtuquajturën udhëtimin e ëndrrave drejt Italisë. Një udhëtim që u kthye në makthin e jetës dhe që sot afërsisht 20 vite më vonë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën të saj.

“Unë isha në shkollë si çdo vajzë. Kisha shoqërinë time, nga një shoqe e përbashkët njoha një djalë. Me familjen nuk kisha shumë afrimitet. Mami ishte shumë e ftohtë, të dy prindërit me thënë të drejtën. Nuk kam dëgjuar kurrë një fjalë të ngrohtë, zemër, shpirt. Pa i thënë askujt, shkova në Vlorë dhe u nisëm për Itali më gomone. Unë errësirën e kam frikë, por detin natën është tmerr.” -pohon ajo.

Kur mbërriti në Itali e gjeti veten e braktisur. Ai që i kishte ofruar botën, tani po e njihte me ferrin.

“Ishte një shtëpi që kishte dhe vajza të tjera, në momentin e parë nuk pashë shumë gjera. Fillova të shikoj që vajzat hynin dilnin, natën. Një nga vajzat me shumë frikë dhe delikatesë më tha, “Ku ke ardhur moj”. Vetë kaq nuk arriti të më thoshte gjëra të tjera. Pas dy ditësh erdhi dikush dhe me tha, pushimi mbaroi, kaq ishte. Për të ndenjur këtu duhet të bësh diçka. Më rrotulloi një palë të brendshme. Unë i thashë nuk dal në rrugë. Më pas ai filloi të më rrahë dhe të ushtrojë dhunë, deri sa arriti kreu marrëdhënia me mua në sy të gocave. Dhe me pas nuk i rezistoja dot, ishte e pamundur, pasi të të djegin me cigare dhe të të fusin në vaskë për të mbytur, janë tortura që nuk durohen. Është e papërshkrueshme, rri aty ishte një tmerr, nga moshat nga rrasat të ndryshëm. Unë isha aty si një send.”, shton ajo.

Kur e filloje ditën tënde të punës?
Unë e filloja në 10 të darkës dhe deri në 5 të mëngjesit.

Me sa meshkuj shoqëroje gjatë një nate?
Qëllonte dhe dy meshkuj brenda orës.

Në tre muaj të shfrytëzimit në Barit të Italisë ajo nuk e kishte pranuar kurrë fatin e saj, ndoshta kjo ishte arsyeja sesi ngjarjet rrodhën me vonë. “Njëri që nuk e harroj sa të vdes atë personin pasi është personi që unë jam këtu. Një ditë më parë më kishin bërë kërcënim për familjen dhe isha vetëm duke qarë. Ai më pyeti pasi kuptoi se kishte diçka që nuk shkonte, me tha nëse nuk do të rrish këtu mund të dorëzohesh. Më mbajti në shtëpinë e tij, për disa javë, dhe më pas më ka ndihmuar për tu largova për në Greqi.” shtoi ajo.

Ishte ende shumë e re dhe padyshim kishte të drejtën për të jetuar jetën e saj në të gjitha dimensionet. “Isha 22-vjeç kur kam njohur bashkëshortin tim kur e kam njohur, në fillim nuk ja kam thënë pasi kisha frikë se do më linte pa më njohur se kush isha unë në të vërtetë. Ai u trondit, dy ditë nuk foli, dhe mendova se mori fund. Pas dy ditësh ai erdhi dhe më tha ajo është e kaluara jote.”, rrefen Lola.

Je prekur, kur të pranoi të kaluarën?
Është shumë domethënëse pasi duke ditur mentaliteti e shqiptarëve ishte arritje, dhe jam shumë me fat. Jam mami i dy fëmijëve, kam një djalë dhe një vajzë. Gjëja e parë që dua tek vajza ime dhe e pyes çdo ditë është të ketë afrimitet tek mua, pasi mua kjo gjë më ka ndihmuar shumë.

Në pozicionin e gruas që ja ka dalë jo vetme të mbijetojë, por dhe të eci dhe të ndërtojë e lirë në rrugën e saj, Lola ka një mesazh. “Në çdo moment një femre mund t’i qëllojë që është në fund, por ajo ka mundësi për të dalë. Të kërkojnë të bëjnë çdo gjë të pamundur për të mos qenë të dhunuara. Femrat duhet të bëjnë atë që duan. Të mos lejojë njeri t’i dhunojë.”, e mbyll me një mesazh të fortë Lola.

/a.m.

Next Post
Si sot, më 24 Janar, lindi Hadriani dhe vdiq Kaligula dhe Angelopulos

Si sot, më 24 Janar, lindi Hadriani dhe vdiq Kaligula dhe Angelopulos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

February 23, 2026
Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

Kryen akte dhune gjatë protestës të opozitës, lirohen nga qelia 18 protestues

February 23, 2026
Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

February 23, 2026
Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

February 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Retorika e dhunshme e Berishës nga perspektiva e Psikanalizës

February 23, 2026

Rama pas akuzave të Berishës: Me helikopter jo vetëm në Korçë, por edhe në Vlorë! Ligësi dhe padije e madhe që…

February 23, 2026
“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

February 23, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

“Balluku”, debate për ‘transparencën’ në Këshillin e Mandateve, Balla: Qesharake që PD kundërshton SPAK

February 23, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Gjok Beci, si shkruhet!?

February 23, 2026
Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In