• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos u gënjeni nga artikulimi i ndonjë frekuentuesi të çadrës

by Astrit Patozi
30/05/2017 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit PATOZI

Tani që mori fund ankthi i plotësimit të listës së PD dhe fushata mund të konsiderohet në kulmin e saj, po bëhen përherë e më të shpeshta lajmet që vijnë nga terreni se pas zgjedhjeve Shqipëria do të qeveriset nga një koalicion i madh.

Për shkak se nuk i besoj shumë kësaj legjende, normalisht, nuk do ta kisha marrë fare mundimin ta merresha e aq më pak të shkruaja për të. Por shqetësimi im ka të bëjë me faktin që kjo legjendë për fat të keq po rrëfehet më shumë në radhët e aktvistëve të Partsë Demokratike, të cilëve po u serviret gati si opsioni i vetëm, ndërkohë që kjo nuk po ndodh në fushatën e garuesve të tjerë.

Unë e di mirë që kjo nuk është as dëshirë dhe as shpikje e demokratëve të thjeshtë, të cilët kanë katër vjet, që ëndërrojnë dhe presin një gjë krejt tjetër. Por po ashtu jam i bindur se kjo që po ndodh është krijesë e një tufe përtacësh dhe miopësh politikë, që mund të jenë drejtues lokalë apo qendrorë të fushatës së opozitës, të cilët tek kjo formulë kanë gjetur zgjidhjen për të mos u lodhur shumë e për t’i rënë shkurt punës, që u takon të bëjnë deri më 25 qershor.

Dhe sipas meje, kjo është mënyra më e keqe për të mos e ndezur kurrë fushatën e Partisë Demokratike, por për ta lenë atë në rënie të lirë, pasi shpjegimi i tyre qesharak është që sido të vejë rezultat, në pushtet do jemi gjithsesi.

Duke e konsideruar këtë si një problem shumë serioz, sot do të ftoja çdo anëtar dhe drejtues politik të çdo rangu të Partsë Demokratke që ta injorojë dhe refuzojë si të papranueshme këtë “fake neës”, që shkon në favor të kundërshtarit tonë kryesor, Partisë Socialiste.

Le të mos gënjehen ata, gjithashtu, edhe nga artikulimi, sado elokuent, me gojë apo me shkrim, i ndonjë analist apo filozofë, qofshin këta edhe frekuentues cadre, në 3 muajt e protestës së opozitës. Jam shumë i bindur që kjo është një pritshmëri e rreme dhe e sajuar keq, e cila u minon që në start objektivat e opozitës në këto zgjedhje.

Së pari, sepse asgjë e tillë nuk ka për ndodhur, për sa kohë që mungon dëshira nga të dy protagonistët, Lulzim Basha dhe Edi Rama, të cilët koalicionin e madh, e kanë gjënë e fundit që mendojnë sot. Pasi të dy kanë deklaruar edhe publikisht që mund t’ia dalin vetëm apo me aleatë më të vegjël të qeverisin normalisht, duke e vendosur të mundurin aty ku e ka vendin, në opozitë. Por mbi të gjitha, se krijon përceptimin e gabuar, sikur marrëveshja politke që zhbllokoi krizën, nuk kishte në themel parimet për shpëtimin e zgjedhjeve në Shqipëri, por ishte një pazar për të ndarë në tavolinë dhe që tani pushtetin.

Kjo legjendë do të kishte kuptim vetëm në një rastin që Partia Demokratike do t’i humbë zgjedhjet dhe Edi Rama do ta ftonte atë në qeveri, jo se nuk bën ndryshe, por thjesht dhe vetëm për të mbajtur larg vetes në opozitë kryesisht LSI-në dhe ndonjë forcë tjetër politke më të vogël, që mund të sigurojë prezencë në parlamentn e ardhshëm.

Por a ka arsye që dikush prej nesh ta mendojë këtë version fyes poshtërues si shpëtimtar për Partinë Demokratke? Sepse i bie, as më shumë e as më pak, por të pranosh që opozita e bashkuar sot, të zëvendësojë LSI-në, dhe të mbetet në mëshirën e Edi Ramës për të lëpirë ndonjë kockë pushtet.

A ka kuptm që ky skenar (mbi të gjitha me probabilitet shumë afër zeros) të konsiderohet si rimorkiator fushate për Partnë Demokratike? Në asnjë mënyrë dhe në asnjë rast JO. Sepse unë mendoj që Partia Demokratke dhe blloku opozitar i bashkuar në siglën e saj ka vetëm një detyrim sot, të fitojë zgjedhjet dhe ta dërgoje Edi Ramën dhe qeverinë e tj të dështuar dhe të korruptuaraty ku i takon, në opozitë, madje të gjatë, që të ketë mundësi të shkundet tamam. Dhe ky nuk është asnjëherë mision i pamundur, të ketë nevojë patjetër për një dalje rezervë.Për fat të mirë, dëshmitari dhe bashkautori i vetëm i palës sonë për marrëveshjen, Lulzim Basha, nuk e ka thënë kurrë dhe as e ka lënë të nënkuptohet ndonjëherë një gjë të tllë. Dhe kjo e bën të thjeshtë ekuacionin.

Anëtarët dhe simpatzantët e Partisë Demokratike e kanë shumë më të lehtë të degjojnë kryetarin e tyre,i cili nuk ka asnjë arsye dhe asnjë interes, që t’i mashtrojë, sesa këdo tjetër, që për shkaqe rehate, moskuptmi apo keqkuptmi, mund ta cmobilizojë me ose pa dashje aksionin politik të opozitës. Ka vetëm një mënyrë për ta bërë këtë, duke e theksuar dhe përsëritur vazhdimisht se bashkëqeverisja me Partnë Socialiste nuk mund të jete dhe nuk është një opsion.

Sepse ndryshe, i bie që të pranojmë se Republika e Re do të ketë kryeministër Edi Ramën. Kjo nuk mund të ndodhë, sepse Parta Demokratke mund dhe duhet t’i fitojë zgjedhjet.

Next Post
Favorizoi Maxhorancën/ Thoma Gëllçi shkarkon drejtoreshën e Radio-Televizionit të Gjirokastrës

Favorizoi Maxhorancën/ Thoma Gëllçi shkarkon drejtoreshën e Radio-Televizionit të Gjirokastrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In