• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Bashkëqeverisja’, Rama hap konkursin për 40 punësime në qeveri: Kush fut mik, e ha!

by Java News
31/07/2017 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kryeministri Edi Rama, me ane te nje statusi ne “Facebook”,  shkruan se do të hapet ” Zyra e re a bashkëqeverisjes”, ku u ben thirrje te gjithe te rinjve qe kane deshire per te punuar ne qeveri qe te aplikojne ne adresen “zyraebashkeqeverisjes@kryeministria.al”.
Sipas tij ne kete zyre do te punesohen 40 persona, dhe do te shqyrtojne cdo ankese apo pakenaqesi per te cilat do te shkruajne qytetaret

Statusi i Ramës:

ZYRA E RE E BASHKËQEVERISJES

zyraebashkeqeverisjes@kryeministria.al
është adresa ku mund të aplikojë për t’u testuar në konkursin e organizuar për këtë qëllim, çdo vajzë apo djalë, me shkollë të lartë natyrisht dhe përkushtim qytetar, që dëshiron të bëhet pjesë e skuadrës së Platformës online të Bashkëqeverisjes me Njerëzit e Zakonshëm #përShqipërinëqëDuam#Shtet #Punë#Mirēqenie

Platforma e Bashkëqeverisjes, do të jetë online menjëherë pas betimit të qeverisë së re. Siç e kemi shpjeguar më parë, kjo platformë do të jetë hapësira publike e krijimit dhe organizimit të koalicionit tonë të madh qeverisës me njerëzit e zakonshëm.

Në këtë platformë të re komunikimi, ndërveprimi e bashkëpunimi mes anëtarëve të qeverisë dhe qytetarë të regjistruar si anëtarë të koalicionit qeverisës, çdokush prej këtyre të fundit, do të mund të thotë fjalën e vet për çështje të aktualitetit politik; të ndajë opinionin për politika, vendime, projekt-ligje të qeverisë; të shprehë interesin për të kontribuar në sektorë të ndryshëm të punës sonë të përbashkët; të afishojë nisma individuale apo komunitare; të organizojë një grup interesi apo një grup qytetarësh për të thirrur në interpelancë ministra ose kryeministrin; të kritikojë punën apo sjelljen e institucioneve, agjencive shtetërore, zyrave të shërbimit ndaj qytetarit ose drejtuesve e punonjësve të administratës në nivel qendror e lokal, si edhe të denoncojë sjelljet abuzive a korruptive të tyre; të ndajë me publikun historinë e vet personale.

Çdo fjalë, opinion, nisëm, kërkesë, kritikë, ankesë apo denoncim, do të trajtohet me të gjithë respektin e duhur nga kabineti qeveritar, falë pikërisht punës me dy turne dhe gjatë të shtatë ditëve të javës, që do të bëhet në Zyrën e re të Bashkëqeverisjes. Kjo zyrë, ku do të aktivizohen rreth 40 personat e përzgjedhur nga ky konkurs, do të jetë ura lidhëse mes qeverisë dhe anëtarëve të koalicionit të madh qeverisës.

Zyra e Bashkëqeverisjes do të përgatisë për kryeministrin e ministrat, raporte të opinioneve, kritikave, nismave a denoncimeve të njerëzve të zakonshëm; do të organizojë debatet e hapura qytetare si edhe interpelancat e anëtarëve të kabinetit në Platformën e Bashkëqeverisjes; do të monitorojë ecurinë e trajtimit të çdo kërkese, ankese apo denoncimi; do të sigurohet që asnjëra prej tyre të mos mbetet pa përgjigje nga ministria, institucioni apo zyra përkatëse; do të njoftojë qeverinë dhe kryeministrin, për çdo rast kur qytetarëve u është dhënë e drejta vetëm pasi janë ankuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes (çka do të pasojë me masa ndëshkimore për personat përgjegjës për problemin e krijuar për qytetarin), si edhe do të informojë kryeministrin kur një ministër nuk ka siguruar reagimin në afat të dikasterit a të një institucioni varësie, ndaj një kërkese apo ankese.

Kush e ndjen se ka dëshirën, aftësinë dhe përkushtimin qytetar, për t’u futur në skuadrën që do të përballojë këtë sfidë unikale për nga përgjegjësia dhe ngarkesa e punës, të mos ngurrojë të aplikojë në adresën zyraebashkeqeverisjes@kryeministria.al me një letër motivacioni + CV + dy letra rekomandimi për kandidaturën e tij/saj (nga ish-pedagogë a dekanë të fakultetit ku ka studiuar, drejtues në punë të kryera më parë apo figura të respektuara të komunitetit ku banon)

Pres me padurim të punoj me këtë skuadër kaq të rëndësishme për suksesin e bashkëqeverisjes sonë me njerëzit e zakonshëm

APLIKIMET PRANOHEN DERI NË 27 GUSHT

Dhe ah, se për pak harrova, parimi elementar i këtij konkursi: Kujdes! Kush fut mik e ha

a.ç

Next Post
Trump shkarkon drejtorin e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, vetëm 10 ditë pas emërimit

Trump shkarkon drejtorin e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, vetëm 10 ditë pas emërimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In