• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkëpunimi policor Shqipëri- Britani, Xhafaj prezanton dokumentin me 10 pika

by Java News
21/02/2018 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Xhafaj po zhvillon një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar, ku u takua me zyrtarët më të lartë të çështjeve të brendshme dhe sigurisë, me të cilët bisedoi për çështje me interes të përbashkët.Në fokus të bisedimeve me Sekretaren e Shtetit për Çështjet e Brendshme znj.Amber Rudd ishin çështjet e luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të qënieve njerëzore dhe bashkëpunimit më të zgjeruar mes organizatave policore të dy vendeve.

Ministri Xhafaj bëri një panoramë të luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të qenieve njerëzore dhe azilkërkimit, si dhe prezantoi detaje kyçe rreth Planit të Veprimit – Operacionit “Forca e Ligjit”.

Sekretarja Rudd u shpreh se ishte informuar për atë që po bën pala shqiptare me Operacionin “Forca e Ligjit”.

Ajo nënvizoi se ishte e entuziazmuar nga rezultatet e deritanishme të operacionit dhe qasja e qeverisë shqiptare rreth këtij fenomeni është i njëjtë me atë çka bëhet në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vijim, Rudd shprehu besim dhe vlerësim për vizionin, lidershipin dhe prioritetet ambicioze të Ministrisë së Brendshme, duke shtuar se duhet thelluar bashkëpunimi mes dy vendeve me qëllim që t’u japim qytetarëve dhe familjeve tona më shumë rend dhe siguri.

Ministri Xhafaj i prezantoi Sekretares Rudd një dokument pune me 10 pika, ku prezantohet një axhendë bashkëpunimi, e cila përmban një sërë fushash dhe veprimesh konkrete midis dy vendeve. Në themel të saj është bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar, hetime të përbashkëta të veprimtarive dhe aseteve kriminale, pastrimit të parave, azil kërkimit, kryerjen e analizave të përbashkëta, si dhe një koordinim më efikas midis Task Forcës së ngritur në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit, në Mbretërinë e Bashkuar.

Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, Ministri shprehu nevojën për shkëmbim të vazhdueshëm të informacionit mes dy vendeve.

Sekretarja Rudd e mirëpriti dhe vlerësoi axhendën ambicioze të prezantuar nga ministri Xhafaj dhe premtoi të punojë me stafin e saj për kthimin e tij në një plan veprimi me masa konkrete, me qëllim që të arrihen rezultate të prekshme për të dy vendet.

Ajo pohoi se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e nisur për të luajtur një rol të rëndësishëm në Ballkan në luftën kundër krimit të organizuar, që bëhet përherë e më i sofistikuar dhe i kalon kufijtë e shteteve.

Ministri Xhafaj vlerësoi me nota shumë pozitive bashkëpunimin dhe partneritetin midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke nënvizuar se është momenti që ai të kalojë në një fazë të re, i orientuar drejt rezultateve me qëllim që Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar të kenë një sukses konkret të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar.

Xhafaj parashtroi gjithashtu nevojën për vazhdimin e mbështetjes Britanike për Akademinë e Sigurisë dhe Laboratorin e Kriminalistikës.

Në takimin e zhvilluar tek Agjencia Kombëtare, palët diskutuan për operacione konkrete të përbashkëta për krimin e organizuar, korrupsionin dhe pastrimin e parave, si dhe mbështetjen që kjo Agjenci do të japë për çështjen e Vetting-ut rritjen e kapaciteteve teknike e logjistike të Policisë shqiptare.

Në takimin me ministrin britanik për Sigurinë z.Ben Wallace, u ra dakord për një axhendë pune, në interes të përpjekjeve për veprime të bashkërenduara në luftën kundër krimit të organizuar. Ministri britanik do të jetë shumë shpejt në Tiranë për të konkretizuar këto veprime.

Një tjetër takim me shumë interes, ishte ai me ministrin britanik për Europën dhe Amerikën, Sir Alan Duncan. Ministri Xhafaj dhe ministri Sir Alan Duncan ranë dakord për të krijuar një model bashkëpunimi në rajon, në kuadrin e Samitit të Londrës për çështjet e sigurisë në Ballkan që mbahet në Londër në korrik 2018.

Në këtë vizitë në Britani, ministri Xhafaj shoqërohet nga një delegacion i gjerë i përbërë nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Next Post
(FOTOT) Itali/ Plagoset shqiptari është në luftë me vdekjen

(FOTOT) Itali/ Plagoset shqiptari është në luftë me vdekjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In